TripAdvisor ka zbuluar renditjen e atraksioneve më të preferuara për vitin 2019, dhe është Colosseum i Romës i cili qëndron në vendin e parë.  

Lista u realizua pas analizës së 250,000 turneve dhe aktiviteteve të prenotueshme të faqes së udhëtimit. Louvre vjen në vendin e dytë e ndjekur nga Muzetë e Vatikanit. Atraksioni më i kërkuar amerikan është Statuja e Lirisë në Nju Jork në vendin e katërt ndërsa më e njohura në Mbretërinë e Bashkuar është Kulla e Londrës. Pjesa tjetër e listës top 10 të atraksioneve të botës është e përbërë nga Kulla Eifel në Paris (e pesta), Bazilika e Barcelonës, Sagrada Familia (e gjashta), French Quarter në New Orleans (i shtati), Anne Frank House në Amsterdam (e teta). Skydeck në Willis Tower të Chicagos (i nënti) dhe Piazza San Marco në Venecia (10).

Colosseum, që renditet në krye të listës, një arenë ish gladiatorësh, është pothuajse 2,000 vjeç dhe është ndërtuar për të mbajtur më shumë se 50,000 spektatorë. Louvre në vendin e dytë konsiderohet një nga muzetë më të mëdhenj të artit në botë me një koleksion të pashembullt të sendeve, duke përfshirë Mona Lisa të Leonardo da Vinci. Vendi i tretë, Muzetë e Vatikanit kanë një koleksion të madh arti të grumbulluar nga papa gjatë qindra viteve, përfshirë shembuj të rëndësishëm të skulpturës romake dhe artit të Rilindjes. Statuja e Lirisë, e njohur si një simbol universal i lirisë dhe demokracisë, qëndron në portin e New York-ut që nga viti 1886. Ajo ishte një dhuratë miqësie nga Franca.

10 atraksionet më të preferuara në botë për 2019 

1. Koloseu, Romë

2. Louvre, Paris 

3. Muzetë e Vatikanit 

4. Statuja e Lirisë, New York 

5. Kulla Eifel, Paris 

6. Sagrada Familia, Barcelonë 

7. French Quarter, New Orleans 

8. Anne Frank House, Amsterdam

9. Skydeck – Willis Tower, Çikago 

10. Piazza San Marco, Venecia