Nëse gratë do të garonin për pozita udhëheqëse në secilin vend të botës, do të kishte përmirësim të përgjithshëm të standardeve të jetesës, tha ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Duke folur në Singapor, ai tha se gratë nuk janë perfekte, por janë “padyshim më të mira” sesa burrat.

Sipas tij, shumica e problemeve në botë vijnë nga njerëz të moshuar, kryesisht burra, që kapen për pushtet.

“Jam plotësisht i sigurt se për dy vjet, nëse çdo vend në botë do të udhëhiqej nga gratë, ju do të shihnit përmirësim të konsiderueshëm në pothuajse çdo gjë”, tha Obama.

Ai po ashtu foli për ndarjet politike dhe përdorimin e mediave sociale për përhapjen e gënjeshtrave.

Obama ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara nga viti 2009 deri më 2017.

Prejse është larguar nga Shtëpia e Bardhë, Obama dhe ish-zonja e parë, Michelle, kanë krijuar një fondacion për mentorimin e udhëheqësve të rinj në botë.