Ajo mbetet një këngë legjendare dhe një emocion me të cilin janë rritur ndoshta shumica e fëmijëe shqiptarë.

Qysh në vegjëli na e kanë kënduar dhe e kemi dëgjuar, ndërsa jemi rritur duke mësuar vargjet e saj.

Kënga “Qingji i vogël”, në versionin e Pëllumb Hajdarit, sot numëron rreth 208 milionë shikime në Youtube, duke shënuar kësisoj rekord për një këngë që i kushtohet fëmijëve, dhe është në gjuhën shqipe.

Kënga e publikuar në Youtube në vitin 2011-të është e famshme, ndërsa Pëllumbi sot është djalë i rritur i cili e sheh veten me nostalgji në këtë video interesante e cila na kujtohet të gjithëve.

Edhe versione të tjera të këngës në fjalë ekzistojnë por kjo duket sikur ka kapur më shumë zemrat e prindërve dhe fëmijëve shqiptarë kudo.

Please follow and like us: