Po shihet se ishte lojë e pistë për pagat. Prapë mashtrim. Jo vetëm mësimdhënësit po reagojnë. Po reagojnë edhe punëtorët shëndetësor! Pse nuk fyhen mjekët. Pse nuk i kritikojnë ata që punojnë edhe nëpër ordinanca private, duke u largue nga vendi i tyre i punës. Mësuesi nuk e bën këtë veprim. Mësuesi nuk e injoron fëmiun, as nuk iu kërkon para. Mësuesi mundohet të jap çdo gjë nga vetja për nxënësit. Aq sa ka kapacitet fizik dhe intelektual. Po tjerët çfarë bëjnë? Cili institucion është më në nivel se arsimi. Veç një institucion të del më i mirë se arsimi. Por, krahasue me arsim, janë në fund të pusit!
Pse more njerëz të vullnetit të mirë të këtij vendi, nuk merreni me qindra punëtorë në RTK, PTK, KEK,… që marrin paga të majme pa punue asgjë. Pse nuk fyet dhjetëra këshilltarë të mençur….që s’punonin asgjë, e merrnin paga sa tri herë mësimdhenësit. Qysh nuk po merreni me hajnat e politikës, të cilët nuk lëjnë vend pa fut hundët. Shkatërruan çdo gjë mbi e nën sipërfaqe të tokës. Pse nuk po merreni me mijëra “luftëtar” që rrëziteshin apo kishin bizneset e tyre, edhe në Serbi. Pse nuk merreni me qindra të burgosur politik, që ishin dënue për hajni dhe vëlla vrasje. (Respekt për të burgosurit e vërtetë politik). Nuk merri me qindra “invalid” që kishin rënë nëpër mina duke vjedhur. (Respekt për invalidët e vërtetë). Pse nuk reaguat për gjyqëtarë, prokurorë e avokatë, që kriminalizuan drejtësinë. (I respektojmë profesionistët e vërtetë që janë në zbatim të ligjit).
Pse jeni duke u marrë me shtresën më atdhetare të kombit. Pse po merreni me mësimdhenësit që kishin sakrifikuar çdo gjë për arsimin shqip, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Nuk e largojmë përgjegjësinë tonë si mësimdhënës, por tjerët na imponojnë politikat arsimore. Nuk vendosim ne, por analfabetët politik. Nuk përjashtojmë faktin se kemi mësimdhënës të pajisur me “diploma”, por janë më diploma të ndikimeve të politikës!
Zoti ju nderoftë, ashtu si i nderoni mësimdhënësit. Ne, do ti nderojmë nxënësit tanë. Do ti nderojmë prindërit e nxënësve tanë. Në, do ti respektojmë të gjithë, edhe ata që na fyejnë!