Tani e tre ditë më parë revista letrare periodike “Urat”, ndodhet në duar të lexuesve, dashamirëve të fjalës së shkruar të Malësisë së Gjakovës e jo vetëm.

Revista letrare “Urat”, siç dihet kohë më parë, botohet nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropoja,në bashkëpunim me Klubin Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, me drejtor dr. Mahmut Lila dhe kryeredaktor, Lulzim Logu. Redaktor, z. Sejdi Berisha, ndërsa redaksia e përbërë nga z. Muharrem Kurti,kryetar i Klubiut letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë,Migena Arllati, Manjola Braha, Gjon Neçaj.

Ky është numri 6 i revistës në fjalë, e cila, këtë radhë, sjellpunime letrare e shkencore nga shumë autorë nga trevat tona shqiptare.

Nga faqja e parë prin shkrimi me kritikë letrare nga autori Xheladin Mjeku, për veprën e Hamit Aliaj, me rastin e 65 vjetorit të lindjes. Për shqyrtim ka marë vepren “Njëqind vjet e Marte”,njëra ndër veprat më të spikatura të z. Hamit Aliaj.

Pason pastaj shkrimi me kroniken”Jubileu drithërues i një poeteti”. manifestim në Tropojë, kushtuar poetit Skender Buçpapaj.

Këtë radhë, studimi  i profesor Muhamet Rogovës, një shkrim mjaft i thukët, ”Një segment i veçantë i trashëgimisë sonë kulturore, ka për synim aspektin studiues të trashëgimisë sonë.

Homazh për poetin Din Mehmeti, për 90 vjetorin e lindjes e 9 vjetorin e vdekjes, duke përkujtuar me një mori poezish nga disa vepra të autrorit të ndjerë, janë nga faqet më tërheqëse të kësaj reviste.

“Urim e falenderim, nga revistës kulturore “Urat”, vjen nga Porf. Murat Gecaj, publicist e studiues i njohur në hapësirat shqiptare.

Këtë radhë poeti e publicisti nga Peja, z.Sejdi Berisha, na sjell një vështrim-studim mbi vepren haik-u të autorit Lulzim Logu, krijues nga Tropoja. Një studim i gjatë i cili nxjerr në dritë shumë aspekte në fushen letrare të librit me haiuku nga Lulzim Logu.

Pasojnë poezitë brilante të poetës Zade Kuqi, poezi të cilat janë mjaft tërheqëse dhe kuptimplota nga aspekti letrar e jetësor.

Revisten e begatojnë edhe shumë punime të tjera, si ato me poezi të Sylejman Dida, shkrimi i Ardian Prognit, tregimi “Kujtimi i mbjellur” nga T. Bezhani, Muharrem Kurti me poezi të spikatura, z. Gjon Neçaj,”Duel me vete dhe mbrojtja e identitetit kombëtar.

Në vijim lexojmë poetin e respektuar, Pozaet Qose me cikel të bukur poezish të freskëta.

Dashamir Malo,dashamir i revistës sonë, vjen me poezi të bukura.

Ndër shkrimet më interesante që përmbanë revista këtë radhë, mendoj, është intervista me sponsorizuesin e revistës, dr. Mahmut Lila nga Gjakova, me të cilin bisedoi kryeredaktori i revistës z. Lulzim Logu. Do të lexoni shkrim të bukur për një personalitet të gjithanshëm e dashamir i letërsisë dhe revistës sonë.

Me shkrimin e Frrok Vukaj,”Bukuri Natyrore e Vlera Qytetare Tropojë-Gjakovë”, mbaron faqet e saj revista nr.6/2019.