Marie Fredriksson anëtare e grupit “Roxette”, e njohur për zërin e saj unik në shumë këngë hite të “Roxette”, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, bëjnë të ditur mediet botërore.

Së pari vdekjen e saj e konfirmoi gazeta e njohur suedeze “Expressen” e cila botoi një deklaratë të familjes së saj. “Sa shumë trishtim ndjejmë që të njoftojmë për ikjen e një prej artisteve më të mëdha dhe më të dashura për publikun”, shkruhet aty.

Vdekja e saj thuhet se ka ardhur si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Ajo ishte në luftë me tumorin në tru për një periudhë 17 vjeçare.

Më poshtë njëra nga këngët më të njohura të grupit me titull “Listen to your heart”.