E thirri disa herë te porta Kujtimin e as që dëgjoi përgjigje nga askush. Porta ishte e hapur dhe dyert tjera të shtëpisë e disa dritare,poashtu të hapura. Nga kureshtja se përse nuk merte asnjë përgjigje e gjithë , Argjendi u fut brenda,në oborr dhe përgjonte a mos do dëgjoi ndojnjë zë njeriu. Pas shtëpisë iu duk se dikush fliste me zë të vogël. Afrohet me hapa të ngadalë. Po dëgjon një zë duke pëshpëritur:” kujtimi im i bukur, dashuria ime e ikur,largësi që të prekë me dorë,ndojherë edhe lotoj, të shijoj frytin e ëmbël si buzët tua pranverës, më aromatizon oborrin, jetën, gjithë verën të ujiti,të shuaj etjen…
Ja tani,në vjeshtë ikin gjethet ,kujtimet mbesin si ditën kur u ndamë.” Kështu fliste me pemën Kujtim Vezvesja,duke menduar se nuk e dëgjon askushi,as Zoti në Qiell.” Pa pritur zëri i Argjendit e trembi kur e dëgjoi në befasi.
-Po ku je ore Kujtim Vezvesja? Të thirra disa herë,asnjë zë, nuk dëgjova, pos zërin tënd në këtë këndë oborri, si në një stroful zogjësh. Me kënd flet ashtu o miku im i jetës?.!
Kujtimi sikur se u skuq në fytyrë, iu mor goja, nuk dinte as t’i thoshte “mirëseerdhe”,u hutua i tëri, pos gjakut, asgjë nuk levizte fytyrës së tij. Duke e parë të stepur, Argjendi zgjati duar për përshëndetje dhe ia hodhi qafës duke e shtërnguar fort. Më tepër donte t’a ç’lironte nga ajo amulli që e kishte përfshi se sa ta përgëdhlte me dashuri.Duke u liruar nga situata dal ngadal, shikoi mikun drejt e në sy, të dy fytyrat u ngrohen, filluan me buzëqeshë ëmbël me njëri tjetrin,iu dukej vetja si dy mëza të pranverës,dalur nga torishta e dimrore.
Një zë sa për të dëgjuar bashkëshortja brenda shtëpisë,jehoi afër dritarës, ku zhurma fshesë elektrike që pastronte shtëpinë,nuk e lejonte të dëgjohej zëri nga jasht. Bute moj,e shtoj zërin Kujtim Vezvesja!
Ajo u tremb nga zëri i përzier me aparatin që punonte. Urdhëro,u përgjigj ajo,duke fikur fshesen e korrentit. Na i sjell dy karrike,dy kafe të mesme dhe tavolinen e vogël, këtu në oborr. Ka ardhur miku im,Argjendi,do pijmë nga një kafe dhe nga një dopje raki. Na e sjelle edhe pakës djath të mirë, dëgjove!?…
Pas shërbimeve të kërkuara nga bashkshortja, të dy miqët e vjetër, Kujtimi e Argjendi,filluan muhabetin e çiltrër,duke rikujtuar moshën e re, rininë dhe çapkenlleqet adolishte. Shpesh dëgjoheshin të qeshurat, por pastaj, strukeshin që mos të dyshonin familjarët atëmosferën ngazllyese. Eeeeee, sa e sa kujtimet i shpalosën mes veti Kujtimi e Argjendi! Kishin mbetur duke pyetur njëri tjetrin se a të kujtohet ai rasti….para sa vitesh,… me ata shokët, a e ke harruar filanen e fistykin?….
-Jeta ka kujtime të gjata Argjend,kishte thën Kujtimi! Nuk harrohen lehtë. Vitet po ikan aq shpejtë sa hyrja prej një dere në derën tjetër të dhomës….Ka raste kur mallëngjehem për të kaluarën, për miq e shokë, për çdo gjë të përjetuar këndshëm, por edhe të hidhurat mbesin në një kuti të posaqme, apo?.. Janë pjesë e jetës.
Ashtu është miku im, shtoj Argjendi, duke miratuar bisdën e sinqert e shumë të ngrohtë nga Kujtimi. Këto vitet e fundit jeta sikur se na ndau një kohë, përjetuam tmere të mëdha, me peshë të padurueshme sa që,na plaku para kohe. Lufta na e shkatroi jetën,na i mori më të dashurit tonë, na varfëroi skajshmërisht morëm rrugët e botës në sy për një kore buke o vëlla. Por liria erdhi me gjak të paguar shtrejt,tani jemi së bashku. Uroj të mos ikim më! Por halli është të rinia jonë…..
-Hajde gëzuar e mirë se erdhe! T’i lëmë ato vuajtje anash,të “përtrihemi” së bashku, me kujtimet tona, kemi kaluar jetë me lezet bashërisht, Argjend. Nuk të harroj kurrë,deri në vdekje…
-Argjendi duke miratruar fjalët e Kujtimit, mori gotën dhe i tha”gëzuar” e të faleminderit për të gjitha qe fole! Jemi të vetmim miq që kurrë nuk doli asgjë mbi ne, që të na ndai së bashku.
Kishin humbë në biseda, kujtimeve të jetës rinore, sakrificave e mbijetesave, ashtu që nuk kishin vërejtur shishën me raki që i kishte ardhur fundi. Pasi mbaruan mezën e djathit dhe ca copa mishi të pjekur, i ra ndërmend Kujtim Vezvesës që ta thirrë bashkëshortën, Buten, për shërbim. Në asnjë mënyrë nuk lejoi Argjendi, duke i thënë se kishte ardhur për ta ftuar që të shkojnë në një lokal për kafe e ndeje jasht rrethit familjarë, për të qenë të lirë plotsisht në biseda. Ranë dakort dhe ikën jo shumë larg shtëpive të tyre.
X X X
Gjatë rrugës,duke shkuar të lokali “Freskia”,nuk mund t’i hetoje se kanë pirë ndoj dopje me raki. Ishin shumë të kthjellët për çdo gjë. Knaqësia ishte në kulm që gjetën kohë të rrinë së bashku, pas një kohe relativisht të gjatë. Lokali “Freskia” ishte në një kodër, mbi shtëpitë e tyre. Vjeshta me diell të bukur, kishte krijuar edhe natyrën e bukur. Pamja vjeshtore dukej sikur pikturat e Pikasos, shumëllojshmëri ngjyrash të ylberit. Argjendit iu kishin pikasur në thellësi të zemrës fjalët që i dëgjoi nga Kujtimit pas shtëpie, duke biseduar me pemën e mbjellur, të cilës ia heqte fletët aqë kujdesshëm e përmallshëm, thua se donte edhe të qante. Nuk vonoi shum dhe pas porosisë së kafeve,iu drejtua:
-Kujtim,miku im i vjetër,më trego,më sinqerisht ato fjalët e thëna pas shtëpisë që flitshe me atë pemën, pjeshkë e rritur. Si është puna e asj peme, çfarë të lidhë me atë kujtim?
Kujtimi prapë u ndie i zënë pick dhe fjalët iu lidhën në fyt,nuk dinte se pse e pyeti dhe çfarë t’i thoshte, kur ajo ishte një periudhë e gjatë,e kahershme,por e paharrushme vetëm për atë. Mendoj gjatë, u fut në thellësi të jetës të kohës, të moshës. Ndiente zjarmi kur kujtonte momentin e asaj pjeshke se si e kishte marë e rritur,disi quditshëm. Këso rastesh u ngjanë vetem njerzëve të veçantë në situata të veçanta.
– Argjent, ti mundohesh të zbulojsh çdo gjë. Përpiqesh që edhe telin ta shposh me ato mendime. Lerja të kaluarës o burrë. Ishim edhe ne të ri dhe kemi dashuruar apo?.!…Tani i lëmë të qeta kujtimet ,Argjend.
-Kujtim miku në jetën tonë kemi qenë shumë intim Më ke treguar gjëra edhe më me vler, bile edhe me peshë rreziku. Edhe unë isha i tillë për t, si edhe tani. Dëshiroj të di,ta mbaj në kjujrtesën time sikur edhe ti..
-Je si rriçna Argjend. Nuk ç’kapesh kurrë, kur tekersh për një gjë. Akoma e paske atë sifatin e vjetër. Po më futë për birë të gjylpërës e tani vitet kanë ndryshu, nuk jemi më të ri. I shikon thinjat në kokë. Fmijët janë rritë….Bënë kujdes Argjend!
-Hahahaaaaa!-qeshi Argjendi me te madhe . Po, po, janë rritë fëmijët, por pula për veti e zogi për veti çokasin.. Na përherë kemi pasë besë e nderë kur ishim të ri e le më në këtë moshë. Folë ore burrë të “rinohemi” pakës ,bile në kujtime. Nuk na ndalë askush. Pash besën tregom punën e pjeshkës,Kujtim!
-Eee, dreq o birë! Nuk ç’kapet bre, me vra Zoti! Sa këmbëngulës,por vërtetë mik e shok i mire. Kurrë nuk më ka tradhtuar. Iu mbuash mendja që t’ia tregonte Argjendit një copë histori të Pjeshkës…Dëgjo, pra Argjend, por kujdes të thash!….
Kanë kaluar vite të tëra,ndoshta njëzet,por mua më duket sikur sot. Pata njohur një bukuroshe nga qyteti V me të cilën kaluam shumë vite në dashuri. E vërteta u rinjohëm pas shumë e shumë vitesh, mes dy moshave, asaj rinore e tjetrës burrërore, ose të pjekurisë.Tani e njoha si vejushë. Lufta e kishte sakatuar Lulen time. Ishim si moshatrarë. Iu kishte vrarë burri . Pra, pas rinjohjës, në rrethana krejt të ndryshme, shumë romantike, përcjellur edhe me lotë të nxehtë . Këto raste ngjanë vetëm në romane të shkrimtarëve botërorë. Kështu kaluam disa vite dashurie platonike.
E pabesueshme por shumë e sakt miku im,Argjend. Se si u rinjohem, ka një muhabet tjetër,ate ia tregoj vetëm Zotit kur jap shpirt. Unë e Lulja kaluam aq bukur sa nuk ia lakmoj Romeos e as Xhylietës. Por ne nuk pimë helëm, jetojmë akoma,jetojmë të ndarë me mirëkuptim, jetojmë në kujtime përgjithmonë ndaj njëri tjetrit. Largësia që kishim, nuk ishte asnjë pengesë për takime. Ato ishin bile edhe më të këndshme, të mjaftueshme për etjën tonë të pjekurisë. Më ftonte njëherë në muaj, pastajnë në dy muaj, shumë vite. Verës e bënte dhomën e gjumit romantike, si për mbretër,e parfumoste,e freskonte dhe pas kafeve, bënim pushimin e merituar,deri në ekstazë….
Ndërsa dimrit e bënte të ngohtë e shumë të përshtatshme për dashuri. Pinim edhe ndoj gotë vere të zezë. Ishte vet mrekullia. Më kujtohet Argjend se si kërcitnin çarçafet e bardhë nga hekurosja,sikur kur shkyen gazeta.Pastaj ajo strukej mbi gjoksin tim dhe dridhej, unë shikjoja dehjen e saj trupi, çdo gjë. Më mjafton,thoshte,vetëm përpjekja e trupit tim me ty. Të dua shum dhe futej ëndrrave në botën tjetër. Ma zgjate jetën e vrarë më thoshte….
Ishte tupulake, me trup të drejtë dhe muskuj të ngjeshur bukur. Kishte këmbët e bukura me ca qime te cilat ndeznin epshet e mia të shfrenuar..
Kur ndaheshim verav, dielli kishte ikur mbi Bjeshkët e Nemura. Kurrë nuk ngjante të këthehem pa drekën e përgaditur shijshëm pastaj edhe pemë të zgjedhura. Ishte merakli për çdo gjë. Më përcjellte me puthje të gjata,para se te hapej dera,pastaj dilte edhe në oborr e më thoshte”ndal se harrova edhe diç”,dhe përseriste puthjen e afshtë, shum të ëmbël. Dinte se çfarë duhet bërë në dashuri…
Vija në shtëpi i liruar nga komplekset e shumë ditëve. Ja pra miku im,Argjend,a më dëgjove? Desh plase deri sa ta dije atë copë kohë të ikur, foli Kujtim Vezvesja.
Argjendi u shtang. Edhe ajo bukuri e natyrës vjeshtore, ku dielli përplaste rrezet e veta për mrekulli, iu dukën se buzëqeshnin, lakmonin gjithë atë dashuri të përjetuar nga Kujtim Vezvesja. Mbet duke e shikuar mikun e tij që sapo mbaroi rrëfimin për dashurinë e dikurshme.
-Të lumtë Kujtim! Ah sikur të kisha pasur edhe unë unë përjetime të tilla!…Nuk e kam menduar se ke mundur të kesh një copë jete kaq interesant. Kush nuk ta dëshironte këtë madhështi shpirti.! Dy gjëra nuk m’i tregova e të lutem më plotëso kureshtjën time. Më thuaj si erdhi pjeshka te ti?
-Auuuu! Harrova! Ti nuk lëshon pe për asgjë. Je i quditshëm. Unë fola se ajo kurrë nuk më lejonte të dalë nga banesa e saj pa drekë të shijshme dhe pemë të zgjedhura. Një ditë,ika më heret nga banesa e saj. Ajo mori nga tryeza e drekës disa kumbulla e pjeshka,i mbështolli në një qese dhe m’i dha me vete.
–Lage gojën rrugës zemër,e ke pakës larg. Kujdes të lutëm me makinën,më thoshte në ndarje. E kuptove?
-Po,po,mirë,por si i kultivove se ?
-Eh si!…. Mora dy saksia të luleve,i futa me dheun e duhur,i ujita dhe i lash në një kënd të shtëpisës. Ato mbinë, pastaj kujdesesha tërë vitin, dimrit i fusja në shtëpi brenda. Kur u rritën, i mbolla në baçe. Katra dështuan, njëra nga ato u rritë, ajo që më zure duke i “kënduar”…
-Sa interesante kjo punë e jotja! Jeta sjellë çudira, edhe të pabesueshme, por reale. Po, bashkëshortja a të pyeste ndonjëher për pjeshekën e mbjellur,tani të rritur,pyeti Argjendi.
-Po,më ka pyetur, pas një kohe. Nga e ke këtë sorte, më tha ajo?
-Nga një mik i vjetër me të cilin ishim ushtarë së bashku në vetet 70-ta,i them. Nuk më ka pyetur kurrë më…..Por,miku im, Argjend, ti nuk më pyet edhe për një cilësi timën përsonale, ose e din ose paske harruar! Kurrë në jetën time, as për një çast, nuk e kam braktisur familën time. Ta dish miku im se nuk ekziston fuqi mbi siperfaqe të tokës që luhatë nderin dhe respektin tim familjarë. Me bashkëshortën time, plot mund e sakrificë, krijova familje, trashëgimtarët e mi. Beso, kurrë nuk më ka ngjarë as nga Lulja që të tentoj të zbeh dashurinë ndaj familjës sime. Bile, ta them një moment kur ajo më foli:” mos gabo në jetën tënde të anashkalojsh gruan për mua!…. Fati im është vetëm dashuria mes nesh sado e zjarrtë,është e përkohshm, andaj, kujdes në familj”,më thoshte….
Jeta gjithmonë ka qenë dhe do mbetët një provim i rëndë që njerëzit provokohën gjithë jetën,në situata e mënyra të ndryshme. Do ishte mrekulli kur njeriu me shkathësinë dhe vigjilencën e tij,shpëton nga rastet e ndërlikuara vetën e tjerë. Vërshimi i valëve të turbullta sjellë pasigurinë e jetës. Asnjë sakrificë apo vështirësi jete nuk kalohet i vetmuar….
Përkundra bisedave sekrete rinore që njerëzit ia rrëfejnë njëri tjetrit, si unë e Argjendi ,nuk tregojnë brishtësinë, por përvojën jetësore dhe madhështinë e kohës me gjitha peripetitë……
Gjakovë,
Shtator,tetor,nentor, 2019