Venecia, e cila në vendit tonë shihet si “MESIA e Drejtësisë”, pasi e bwri çorbë Reformën në Drejtësi dhe e djallosi me Presidentin duke na servirur dokumente as mish dhe as peshk ja bwri fora këto ditë. Nw rrëmujën e krijuar me rekomandimet e veta ndaj Shtetit Shqiptar e ndërlikoi dhe mw tepër pozicionin e vet duke e shpallë jo Kushtetues Lgjin për Gjuhen Shqipe të miratuar nw Maqedoni.

Sipas kësaj kanuje shqiptarëve ju duhet të gjykohen vetëm në gjuhën maqedone, duhet të jenë vetëm maqedonë. Sipas tyre në administratw duhet të flasin dhe zgjidhin punët vetëm duke përdorur maqedonishten. Thjesht shqiptarëve, siç duket, ua quajnë Kushtetuese të drejtën të flasin shqip vetëm me njwri-tjetrin.

Nuk e besoja…Një ditë me thoshte një miku im rezident në Itali se Komisioni Evropian i Venecias ishte njeri nga më të influencuarit nga Rusia. Por tash kur po lexoja rekomandimin venecian mendja te shkon atje edhe pse e kundërshtova duke i thënë se këto janë barcaleta politike shqiptare: Po kujt i intereson të hedhi në erë bashkekzistenca shqiptaro–maqedone dhe fragmentarizmin e politikës shqiptare ne Maqedoni me shume se ruswve?! A ka gjë mw trishtë se tw provokosh arritjet me thelbësore tw Shqiptarwve të Maqedonisë në përpjekjet e tyre të mëdha për ruajtjen e këtij shteti duke i konsideruar “pakicë kombëtare” dhe “qytetarë të rendit të dytë”.

Në cilën Kushtetutë është e shkruar se kostoja e shërbimit në një shtet multietnik, siç është Maqedonia, për të njëjtën punë të jetë më e lartë për shqiptarët se për maqedonët?

Le te marrim Gjygjësinë: Shqiptarët, sipas rrotës të drejtësisë veneciane, u duhet ta paguajnë edhe përkthyesin në gjygj, por edhe përkthimin e zbatimit të procedurave dhe vendimit. Maqedonëve jo. Pse? Sepse kështu e tha Venecia.

Ja çfarë shkruajnë: “Ekspertët venecianë nënvizojnë se në krahasim me legjislacionin e vitit 2008, Ligji i Ri e zgjeron në mënyrë të konsiderueshme përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe në më shumë aspekte shkon përtej standardeve të vendosura nga Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave.

Komisioni vlerëson se kjo qasje do ta ngadalësojë dukshëm funksionimin e të gjithë gjyqësorit, “duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të ndershëm të garantuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Ai (Komisioni) rekomandon që detyrimi mbi përdorimin e Shqipes në komunikim ndërkombëtar dhe ndër-institucional ndërmjet shërbyesve civilë duhet të kufizohet në komunikimet zyrtare me shkrim ose të shtyhet hyrja e tij në fuqi deri sa zbatimi i përshtatshëm i asaj dispozite të duket real. Mendoni: Këtyre venecianeve u dhimbka se administrata shtetërore e Maqedonisë të Veriut e humb funksionalitetin në kryerjen e punëve ditore po folën Shqip (kuptohet me shqiptarët) dhe po këta në Shqipëri e hodhën në erë për mbi dy vjet Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, bile edhe Parlamentin dhe Pushtetin Lokal. Siç duket edhe NE këtu na llogarisin dhe trajtojnë si qytetarë të rendit të dytë.

Ndoshta edhe Komisioni i VENECIES po shterpëzon kur është fjala për shqiptarët i shtyrë nga lobistë apo politika?!. Ta shohim….!

 

Tiranë, 09.12.2019