Prej muajsh, që kur lista e pjesëmarrësve në Festivalin e Këngës u bë publike, i gjithë publiku kishte një pyetje: “Kur dalin këngët e këtij festivali?”. Sot kemi një lajm të mirë për të gjithë ju që mezi po prisni këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës.

Ditën e hënë, në orën 18:00 të 20 këngët e festivalit do të jenë ‘online’ në ‘YouTube’, prej nga ku do të mund të dëgjoni këngët që do kthehen në të preferuarat tuaja.

20 këngët pjesëmarrëse janë krijuar nga emra si Florent Boshnjaku, Adi Hila, Darko Dimitrov, Eugent Bushpepa, Fifi apo Gramoz Kozeli e tekstet janë shkruar nga Lindon Berisha, Timo Flloko, Pandi Laço, Jorgo Papingji etj.

Please follow and like us: