Pas tërmetit me fuqi 6.3 ballë dhe pas-goditjeve të shumta që tronditën Shqipërinë që nga 26 Nëntori, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (BE) është aktivizuar me kërkesë të autoriteteve shqiptare.
Mësohet se BE ka mobilizuar tre ekipet e shpëtimit nga Greqia, Italia dhe Rumania, ndërsa theksoi se do të ofrohet ndihmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ambasadori Luiggi Soreca tha se BE dhe shtetet anëtare janë përkrah Shqipërisë në këto momente të vështira.
“BE dhe shtetet anëtare janë përkrah Shqipërisë. Ne do të ofrojmë ndihmë në këtë moment të vështirë. Është një javë pikëllimi të thellë për Shqipërinë. Ngushëllimet tona shkojnë për popullin shqiptar”, tha Soreca.