Shumë shtete janë solidarizuar me Shqipërinë pas rënies së tërmetit shkatërrues, i cili la pas dhjetëra viktima, persona të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Ndërkohë, mësohet se Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë 100 mijë euro, të cilat do të shkojnë për personat e prekur nga tërmeti.

Papa Françesku ka vendosur të dërgojë një kontribut fillestar prej 100,000 euro, përmes Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të ndihmuar popullatën në këtë fazë të menjëhershme emergjente.

Në këtë mënyrë, Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura. Shuma do të përdoret, në dioqezat e prekura nga tërmeti, në veprat e shpëtimit dhe ndihmës, në lidhje me Nunciature Apostolike në Shqipëri.