Gëzuar Ditëlindjen djali i Nokshiqit legjendar të historisëkombëtare, lindur e rritur në Malësi të Gjakovës, prej dekadash në Teksasin e Bushëve të Amerikës!
Çmohet lart Shqiptarisht e Kombëtarisht kontributi Yt për Kombin Tand:
-Si nënkryetar i Qëndres Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas (SHBA), që këto ditë ndërmorët edhe nismën tjetër: Aksionin për të Ndihmuar të Prekurit nga Tërmeti në Shqipëri!
– Si nismëtari punëmiri e punëkryemi i Aksionit Humanitar Kombëtar drejt përfundimit për Rregullimin e Varrezave të Nokshqit legjendar në Plavë-Guci, pasi Beteja e Nokshiqit në kohën e Lidhjes së Prizrenit është “Parathënia” e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorën e 1912-tës; beteja ku për herëtë parë e të vetme Shqiptarët luftuan kundër 7 Fuqive të Mëdha të Kongresit të Berlinit e dy principatave fqinjë ballkanike, beteja që për herë të parë u ngrit në front lufte masive tëorganizuar Flamuri Kombëtar Shqiptar...
-Si veprimtar atdhetar e kulturor i kahershëm dhe i përhershëm, humanist, i vlerësuar me Çmimin e Madh “Dardania” (1 gusht 2019, në Plavë-Guci).
– Si Kordinator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i “Gazeta e Alpeve”- Gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike.
Gëzuar Ditëlindjen Tuaj në Ditën e Pavarësisë në Teksasin e Bushëve në SHBA, e cila përkon dhe me Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe me Mbramjen e Madhe Festive të Shqiptarëve të Teksasit të Amerikës, në mbrëmjen e sotme, për Ditën e Flamurit tonë Kombëtar Shqiptar!
Redaksia e “Gazeta e Alpeve”
Tiranë, 28 nëntor 2019