30 vjeçarja Diena Meçe që u nxor e gjallë tek pallati gjashtëkatësh në Durrës, fatkeqësisht humbi jetën në spital. Ajo kishte humbi më herët edhe vajzën e saj 8 vjeçare nën rrënojat e tërmetit.
Amarda Toska njofton në rrjetet sociale se në filialin e Ami Event në Durrës kanë shkuar familjarët e Diena dhe Esiela Karanxhaj për të porositur dy fustane nusesh për dy vajzat që do i thonë lamtumirë të gjithëve në ditë e varrimit të tyre.
Ami shkruan në profilin e saj në Instagram se fustanet e bardha sot nuk i veshin për tu bërë nuse por për t’u bërë ëngjëj që do na shohin nga atje lart.
Postimi i plotë i Amit të Instagram:
Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie. Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela.
Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerekese rënqethëse… Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre.
Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti.
Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat.
Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren.
Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!