Vittorio Sgarbi, një personazh i famshëm në Itali dhe kontravers, ish-deputet, kritik arti, historian arti, politikan, personalitet televiziv ka shprehur solidaritet me popullin shqiptar pas tërmeteve të fuqishme që goditën sot vendin.
Në një postim në “Facebook”, Sgarbi përdor një fjalë të urtë për të karakterizuar shqiptarët dhe për t’i inkurajuar në këto momente të vështira.
“Një fjalë e urtë thotë: ‘Supet e maleve dhe supet e shqiptarëve nuk janë kërrusur kurrë’. Pra, një shqiptar mund ta përkulësh vetëm kur të përkulësh një mal’. Jam pranë popullit shqiptar”, shkruan Sgarbi.