Përbërësit:

450 gr brokoli

60 ml vaj ulliri

1 lugë gjelle uthull molle

6 thelpinj hudhër

1 lugë çaji kripë

Piper i zi ose i kuq

 

Përgatitja:

Fillimisht të ndizni furrën në temperaturën 200-230 gradë C. Më pas vazhdoni me larjen dhe prerjen e brokolit në pjesë dhe degëza të vogla sipas dëshirës tuaj. Vendosni në mikser vajin e ullirit, uthullën e mollës, hudhrën dhe kripën. Përziejini mirë për disa minuta, derisa të formohet një masë kremoze. Nëse dëshironi në këtë pikë mund të shtroni edhe piperin e zi ose të kuq.

Në një enë të thellë vendosni brokolit, shtojini sipër salcën dhe përziejini mirë. Më pas vendosini në një tavë pjekje. Futeni në furrë dhe lëreni të piqet për 12-15 minuta në temperaturën 200 gradë C. Brokolit tuaj do të jenë gati kur te kenë marrë ngjyrë paksa të artë dhe të jenë zbutur.

Kur të jenë gati mund ti nxirrni nga furra dhe ti shërbeni të ngrohta me ushqime të tjera mishi apo si sallatë. Sipër mund t’i spërkatni sërish me pak piper të zi ose të kuq, për të gjithë ata që adhurojnë shijen e fortë. Këtë gatim mund ta ruani të mbyllur në frigorifer në ndonjë enë hermetike deri në 4 ditë.