N/kolonel Ali Demushi ka lind në fshatin Geghysen të Rrrethit Tropojë. Ka përfunduar me shumë sukses shkollën ishtarake “Skenderbej”; Shkollën e Bashkuar të Oficerave si dhe Akademinë e Mbrojtjes.

Ka një karrjerë shumë të mirë duke sherbyer nga Gramshi, Tropoja dhe Shkodra.

Me shumë përgjegjësi ka kryer detyra në shtabe të njësive si shef stërvitje, shef operativ ,shef shtabi Brigade etj.

Në periudha të ndryshme kohe ka drejtuar batalione si dhe Shkollën e Lirë Ushtarake në Gruemirë të Malësisë së Madhe. Me shumë përgjegjësi ka kryer edhe detyrën e kom Rexh Territorjal në Shkodër.

Për punë të mirë dhe me përkushtim është shpallur shumë herë oficer shembullor si dhe gëzon disa urdhëra e medalje nga Presidjumi i Kuvendit Popullor.

Si sportist i talentuar i shkollave ushtarake si dhe i klubit “Partizani” ka marrë diploma e mirënjohje nga Ministrat e Mbrojtjes. Është antar i kryesisë së shoqatës A K U S h -Dega Shkodër dhe ka një kontribut shumë të mirë me mendimet dhe pjesmarrjen në të gjitha aktivitetet që kemi zhvilluar.Për këtë ky ka përfituar titullin “Nderi i shoqatës”A K U S H”.

 Me rastin e 75-vjetorit të lindjes z Ali Demushi i urojmë të ketë shëndet dhe jetëgjatësi duke i kaluar 110 vitet.