Përbërësit:

1 qepë

3 speca jeshilë

4 domate

4 thelpinj hudhër

3 qepë të njoma

6 vezë të freskëta

3 lugë gjelle vaj ulliri

8 gr kripë

piper i zi

nenexhik

 

Përgatitja: 

Prisni qepën në fije të holla dhe specat në kubikë të vegjël. Shtojeni me kujdes në një tigan ku keni hedhur paraprakisht vaj ulliri dhe kaurdisini qepët derisa të zbuten. Më pas, prisni domatet në kubikë të vegjël dhe hidhini në tigan bashkë me perimet e tjera. Shtoni thelpinjtë e hudhrës dhe dy qepë të njoma të grira dhe lërini të ziejnë për 10-15 minuta.

Trazojini vazhdimisht derisa të gjithë perimet të jenë zbutur dhe bashkuar me njëra tjetrën, në fund hidhini pak kripë sipas dëshirës. Ndërkohë përgatisni edhe vezët për t’i hedhur në tigan.

Me anë të një luge bëni pak vend sa për të hedhur një vezë dhe pasi ta keni hedhur lëreni të ziejë për 8-10 minuta. Hidhni 6 vezë të freskëta, por ju mund të zgjidhni aq sa ju dëshironi.

Kjo recetë është për 5-6 persona prandaj ju mund t’i shtoni vezët në varësi të personave që do t’a servirni. Teksa ziejnë në fund mund t’i jepni shije me pak piper të zi, një qepë të njomë të grirë dhe disa gjethe nenexhiku apo majdanozi.

Kjo pjatë shërbehet ashtu siç është në tigan, me bukë të thekur gruri apo misri. Nëse do ta konsumoni gjatë drekës apo darkës, shoqërojeni me kos për pak freski të shtuar.