Studioja arkitekturore Nudes ka prezantuar projektin e veçantë për ndërtimin e një shkolle në Pune, Indi, e cila është e veshur e gjitha me gjelbërim. 

Si pjesë e një konkursi për të projektuar një shkollë të re në Pune, një qytet në Indi, studioja arkitekturore NUDES zbulon dizajnin fituese, të titulluar ‘pyll’.

Siç sugjeron edhe vetë emri, projekti fitues eksploron marrëdhëniet midis natyrës dhe arsimit dhe bazohet në pesë parime kryesore të ‘rritjes’, ‘mësimit’, ‘ripërdorimit’, ‘bimës’ dhe ‘lojës’. Projekti rezultues synon të sjellë një ndërtesë të gjallë, të gjelbër në zemrën e një mjedisi të dendur urban, i cili ka parë një zhvillim të madh në dekadën e kaluar.

NUDES ka projektuar strukturën e ndërtesës si dy vëllime cilindrike të gjelbra të cilat lidhen me një cati e cila ka një pistë çiklizmi të pafundme. Secili vëllim cilindrik paraqet një fazë të ndërtimit gradual me aktivitete programore të planifikuara.

E gjithë sipërfaqja e ndërtimit të shkollës është afërsisht 125,000 ft2 dhe përmban mjedise të ndryshme të shkollimit. Lartësitë e harkuara përcaktohen nga një seri zgjatimesh të njëtrajtshme dhe bimësisë së harlisur që i pushton ato.

Ky element i projektit ka për qëllim të formojë një “lëkurë të gjallë” që do të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe shëndetin e përgjithshëm të studentëve. Forma e rrumbullakët e strukturës gjithashtu shfrytëzon idenë e lehtësimit të bashkëveprimit dhe të mësuarit qendror të studentëve.