KOMBI  I  MADH  NUK  SHUHET  KURR !

23 TETOR 2019 Ishte një ditë shumë e veçantë jo vetem per mue po, per të gjithë Ata që veten e thrrasin Shqiptarë të vertetë, pra Shqiptarë t’ Atij Kombit Kastriotit…

Një Mik nga Brukseli, i Nderuemi z. Lek Pervizi më shkruen per Një Mbrekulli të Këtij Shekulli të Bekuem, që edhe mbasi e lexova nuk i besojshe syve të mij… Ai më shkruen:

“Po të jap një lajm të mirë, se ka Shqiptarë që ia ndertojnë shtëpinë e At Gjergj Fishtës.

Me 26 Shtator në Paris asht botue “Lahuta e Malcisë”, frengjisht, e perkthyeme nga një Djalë i Ri, 33 vjeçar, ABEDIN  KRASNIQI, një vllim 640 faqe, komplet Lahuta!

Ky Djalë me Nanë franceze, lind’ e shkollue në Francë, në Paris, mërrijti në dy vjet punë intensive të na japin At Fishten frengjisht, Vepra e dytë e randsishme, mbas Asaj të të Ndjerit Robert Elsie, në anglisht. Këto dy perkthime janë shumë të randsishem…

Bravo Këtij Djali me Shpirt Atdhetar që ne patme knaqësinë t’a njohim, se Ai na erdhi në një aktivitet letrar, ku patme rastin të njihemi me Librin e Tij.

Besoj se ky njoftim do të knaqi, me të mira, Lek” (Bruksel 23 Tetor 2019).

ABEDIN KRASNIQI asht Shqiptari i Madh që ka Ringjallë “Lahuten e Malsisë”, tue na dhurue Ate, atëherë kur po bahej gati një shekull që At Fishta gjuhej n’gur…

ABEDIN  KRASNIQI, Vepra Yte Asht e PAVDEKSHME!

RRNOFSH E KJOFSH AQ SA LAHUTA E MALEVE TONA!

 

Melbourne, 24 Tetor 2019