France Football ka lajmëruar se do të zbulonte 30 emrat e nominuar për Topin e Artë ditën e sotme. Prestigjozja franceze ka zbuluar 15 emrat e parë që do të garojnë për fitimin e trofeut më prestigjoz të botës në aspektin individual në futboll.

10 emrat e parë që janë nominuar janë: Kylian Mbappe, Trent Alexander-Arnold, Donny van de Beek, Pierre-Emerick Aubameyang, Marc-André ter Stegen, Sadio Mane, Sergio Agüero, Frenkie De Jong, Hugo Lloris dhe Dusan Tadic.

France Football lajmëroi dhe 5 nominimet e tjera Cristiano Ronaldo, Alisson, Matthijs de Ligt, Karim Benzema  dhe Georginio Wijnaldum.

Tadic, De Jong, van de Beek apo Lloris janë surpriza, por France Football ka konsideruar paraqitjen fantastike të Ajaxit, por ka vlerësuar dhe kontributin e Lloris në arritjen e Tottenhamit në Champions.