Imagjinoni të hipni në një ashensor të jashtëm, i gjithë prej xhami, i cili ju lejon që të shikoni të gjithë peizazhin rreth e rrotull. Kjo përvojë bëhet edhe më e frikshme, nëse ju do të merni vesh që ky ashensor është i gjatë 326 metra dhe i vendosur në shpatin e një mali në Wulingyuan në zonën e Zhangjiajie-it në Kinë.

Ashensori i aventurës, Bailong, ose siç njihet ndryshe për vendasit si ashensori i “100 dragonjve”, ndodhet në një territor në mbrojtje të UNESCO-s dhe konsiderohet si pasuri e njerëzimit.

Edhe pse struktura e tij ka përfunduar që në vitin 2002, ai edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë pjesë e pelegrinazheve nga mijëra e mijëra turistë për çdo vit. Imazhet e mëposhtme janë bërë në këtë periudhë të vitit dhe ashtu siç mund ta shikoni, ashensori duket sikur lëviz midis reve, duke e bërë këtë destinacion edhe më të pëlqyer nga turistët.