Mund të themi që gjithçka që ne përjetojmë preket nga qeveria, kështu që pothuajse  politika ka dorë në shumicën e faktorëve në përditshmërinë tonë. Rrugët, ajri, taksat, medikamentet, filmat, kostoja e librave shkollorë dhe kufiri i shpejtimit të motoçikletave janë disa shembuj,  këto mund të mos ndikojnë menjëherë në biologjinë individuale, por ato ndikojnë në mjedisin shoqëror në të cilin gjendemi, duke ndikuar më pas në statusin tonë shëndetësor .

Andaj ndikimet e votimit dhe vendimeve politike prekin pothuajse cdo aspekt të jetës së përditshme, duke u nisur nga siguria, strehimi, arsimi madje edhe shëndeti ynë.

Hulumtimet  tregojnë se sa më i shëndetshëm të jeni, aq më shumë të ngjarë keni të dilni e të votoni, por nga ana tjetër, ka edhe kërkime që tregojnë se votimi në të vërtet mund t’i bëjë njerëzit më të shëndetshëm.

Kur një person është i përfshirë në jetën qytetare, ata janë shoqërorë, efektivë dhe pjesëmarrës. Pjesëmarrja në jetën qytetare është një mënyrë për të përmirësuar mirëqenien sociale. Ndjenjat e lidhjes dhe përkatësisë ndryshojnë mënyrën e bashkëveprimit të individëve me botën përreth tyre.