Një stuhi e fortë ka goditur Evropën qendrore sot, ku një vajzë ka humbur jetën në Sllovaki dhe trafiku hekurudhor është pezulluar përkohësisht në Gjermaninë veriore dhe dy kopshte zoologjike të Berlinit janë mbyllur.

Policia sllovake ka raportuar se një vajzë 14-vjeçare vdiq kur një pemë ra mbi të në lindje të Bratislavës.

Sipas AP, në atë kohë u plagosën edhe disa studentë të tjerë, njëri prej të cilëve u plagos rëndë. Numri i saktë i lëndimeve nuk u bë i ditur. Në Republikën Çeke, rreth 30,000 familje kanë mbetur pa energji, dhe pemët e rrënuara bllokuan rrugë dhe hekurudha.

Në të njëjtën kohë në Gjermani, trafiku hekurudhor në veri-lindje të vendit, nga Berlini në Hamburg dhe Hanover, nuk funksionoi për një kohë. Probleme hekurudhore kishte edhe në Gjermaninë Jugore.

Pranë Wolfsburgut, midis Hanoverit dhe Berlinit, një tren i shpejtë goditi një pemë që kishte rënë mbi shina. Shoferi u plagos lehtë me atë rast.

Dy kopshte zoologjike u mbyllën në Berlin dhe të gjitha kafshët u vendosën brenda. Pranë Dortmundit, në Gjermaninë perëndimore, zjarrfikësit shpëtuan delet e mbetura të bllokuara në një fushë të përmbytur.

Uji në fushë ka arritur në dy metra dhe disa kafshë kanë vdekur, ndërsa rreth 200 janë shpëtuar.