Për mua kjo histori është interesante, e pashqitshme nga kujtesa ime dhe me vlera të veçanta që duhet treguar edhe për të tjerët.

Bëhet fjalë për librin “Lahuta e Malcis” (e pajsur më argumenta e sqarime fjalori) Botim i dytë -1958, ROMË të shkruar nga AT Gjergj Fishta O.F.M. Libër të cilin Idriz Gjidija ja ka lanë dhuratë babait tim të ndjerë Isa Gurec Gjedia, por që nuk arriti ta marrin ndonjë herë si të tillë. Pa dasht me trilluar e as me u mburr, (sepse babai im i ndjerë nuk është për të kërkuar punë e as dekoratë) por me treguar një realitet i cili në kontekstin e kwsaj historie tw thjeshtë qw po përpiqem për ta diftuar për të tjerët, ja vlen për ta cekë si fakt nga i cili rrjedhin të tjera fakte.

Pra babai im i cili kishte mbaruar shkollën fillore në kohën e Zogut (sikurse është përcaktuar në opinion ajo periudhë), sikurse e kanë thënë dhe e thonë të tjerët që e kanë njohur, ai ka qenë jo vetëm nxenës shembullor në sjellje e jetë, por edhe pahnik e nxënës i shkëlqyer në gjeneratën e tij, për në të gjithë krahinën e Bytyç-Berishës, Malësia e Gjakovës. Pra Isa Gurec Gjedia e kishte mbaruar shkollën në tëra vitet e fillores, me të gjithë njësha, ose ekselent siç mund të quhet sot kjo kategori nxënësish. Këtë fakt e dinte më së miri edhe kushëriri ynë, Idriz Jahë Gjedia sepse kishin kaluar bashkë fwmijërinë. Por Idrizi i cili së bashku me familjen e tij, në sajë të përndjekjes së regjimit komunist në Shqipëri, në vitin 1952, kishte emigruar i vogël në Jugosllavi e më pas në Itali për t`u vendosur definitivisht në Amerikë.

Idriz Jahë Gjedia, pas kësaj ndarje të gjatë, veçse sa dinte për babain tim nga koha e fëmijërisë, kishte marrë vesh ashtu sikurse ishte në të vertetë se lexonte shumë libra të ndryshëm historikë dhe artistikë. Leximin babai e kishte vijuar pasi kishte dalë në pension. Gjatë periudhës tjetër që punonte për të mbajtur 10 veta me një rrogë minatori, nuk kishte kohë për të lexuar, sepse bënte katër orë në ditë rrugë, vajtje ardheje që të shkonte në vendin e punës, në Minierën e Kromit Kam, Kepenek Qorz të Kepenekut, e aty kur arrinte në vende, po prapë i binte për të udhëtuar shumë kilometra nën tokë në galeri për në frontin e punës. Sikurse ishte në të vërtetë ngarkesa ai vinte çdo herë i lodhur që s`i binte ndër mend për të lexuar përgjatë gjithë kohës së marrëdhënieve të punës.

Në ketë rast që Idrizi Jahë Gjedia vinte në Shqipëri për vizitë, për babain tim duke pas parasysh sa më sipër se ai ishte lexues i apasionuar, kishte gjetur një dhuratë të veçantë për të, e konkretisht librin në fjalë që nuk arriti të ja jepte ndonjë herë në dorë as ai dhe as ne, të cilën na pati lënë amanet. Kjo ndodhi për arsye se Idrizi vjen për vizitë në shtëpinë time në Kodër-Kamëz pak ditë para se të më vdiste baba, i cili ndrroi jetë më 19 Shtator 2019, e atë rast ma  dorëzon librin në fjalë me shënim për babën. Mungesa e babait në këtë rast ishte sepse ai kishte shkuar së bashku me nënën, për kurim në Llixha – Peshkopi, e më pas në Tropojë ku kishte vizituar të gjithë njerëzit e afërm, për t`u kthyer në Tiranë. Por në Tropojë, një natë para se sa të nisej për në Tiranë vdes në vend nga infarkti.

Përfundimisht ky libër mbeti në dorën dhe biblotekën time si një ndër vlerat e veçanta të kësaj bibloteke. Ky libër me dedikim për babën tim nga dhuruesi Idriz Jahë Gjedia, mbart për mua vlera të veçanta të cilat janë për disa arsye të cilat do përpiqemi t`i rëndis në sa vijon:

Së pari libri ishtë shkruar nga AT GJergj Fishta i cili gjatë regjimit të inkuzicionit komunist, ishte i ndaluar si libri i një “heretiku”, i cili për ta meritonte dënimin më të rëndë se sa ai i Galileo Galileut dhe vërtetë dënimi ishte më i rëndë se sa i Galileo Galileut, pasi eshtrat e tij nuk prehen në ndonjë varr, ato u tretën në ujë, për të qenë përherë me bulzat e ujtë, një vesë që njom dhe ushqen karakteret e forta të patriotizmës shqiptare. E megjithatë ai libër rreptësisht i ndaluar, edhe pse mezi gjendej duke e këkuar “me qiri” në dorë, forca e vargjeve të tij kishte pushtuar mendjet e lexuesve ilegalë e më shumë kreshrin e atyre që nuk arrinin për ta poseduar atë. Ato pak kopje të librit që mund të gjendeshin pa u “ekzekutuar” në turrën e librave të djegur, kalonin dorë nwpër dorë, sikurse të ishte ndonjë manifest e në të vërtetë ky libër është manifesti i shqiptarizmës.

Kurse personalisht unë e pata rastin që këtë libër të Fishtës, “Lahutën e Malcis”, ta shihja e sodisja (jo ta lexoja) si një libër shumë të përdorur, me fletë të zverdhura e ndonjë që edhe mund t`i mungonte, që në klasat e fillores, në shkollën 8-vjeçare të Pacit – Bytyç. Këtë gjë na e kishte mundësuar dhe na e kishte sjellur shoku i klasës, Hamit Koloshi, duke e marrë vjedhtazi nga senduket e vwllait të tij, Hasan Haxhi Koloshi, i cili mbante libra të verdhë (të ndaluar). Hasani jo vetwm qw lexonte shumw libra të ndaluar, dhe ishte i mbyllur në vetvete ngaqw nuk gjente ambient për t`u hapur në diskutim, aq më pak me tema të librave të ndaluar. Kjo mbyllje e imponuar vinte përpos ambientit agresiv qw e rrethonte gjithandej. Për kwsi rastesh ai e çdokush tjetër ishte i rrezikuar ekstremisht jo vetëm për shfaqjen e bindjeve të ndryshme nga sa diktonte regjimi, por edhe tw të hetonin se kishe “lakra” në kokë, akoma pa i shfaqur ato, por që hetoheshin nga vigjilentwt analfabetw të partisë shtet.

Edhe ajo qw mund tw diskutojë për librin e “Lahuta e Malcis” e aq më keq për autorin e saj, veprat e të cilit regjimi komunist e ideologjia pansllaviste i kishte futur në rrethe të kuqe heretike, ishte ekstremisht e ndaluar e si e tillë ishte shkelje e rëndë ideologjike. Vetëm pas viteve 1990 e sigurova kwtë libër qw ta kem për vete e në biblotekën time, edhe ajo atëherw e botuar jashtë Shqipërisë, në Malin e Zi.

Por tek arrija ta lexoja kwtë libër monumental, shihet qartë se gjuhës me të cilwn shkruan Fishta e cila akoporon me të shprehur çdo dridhmë ndjesore të njeriut duke e shprehur në fjalë, i është bërë me apo pa qwllim një atentat i rënë sw paku pas viteve 60-të. Por në rastin tim, libri dhuratë për babën mbetëet një relikë e pa përswritëshme, pasi ai më mbeti jo vetëm si një kujtim por edhe si një “peng”, i pa përmbushur. Kjo relikë më vlera të veçanta për mua, mbeti si e tillë sot e kësaj dite sepse atë ma solli kushëriri ynë, për të cilin dinim pak, pasi ishte e ndaluar të flitej në publik për ta, e na ruheshin edhe ne fwmijwve, pasi ishin të damkosur nga regjimi me “vulën e armikut”, e për çdo shkelje partia në bazë me injorancën e saj ishte në vigjelim për të bërw hata pwr çdo “shkarje” të mundshme. Pra po të pwrmendej emri i tyre si familje e cila kishte kapwrcyer kufirin ilegalisht, po të hetoheshim edhe nga njerwz tw afwrm të tyre por qw ishin me partishmwri (pale të tjerët) por injorantw të qitun, le qw ta mirrnin për keq sepse ata quheshin “tradhtarw e armiqw të popullit”, menjëherë mblidhej organizata injorante e partisë, “me 5 qyqe e një turrec”e fillonte diferencimi politik. Pra si e tillë në ato kushte izolimi total, me fantazinë e fëmijës, ato sa dëgjonim vjedhtazi sa flitej për kushërinjët tanë të arratisur, na dukeshin se flitej për qënie që i përkisnin një planeti tjetër, aq larg sa atje ku ishin.

Po ashtu po e ceki si një vegim, kujtim femijërie, për aq pak sa arrinim për të dëgjuar, kishim mësuar se babai i Idriz Jahë Gjedisë, kishte pas shtëpitë në vendin e quajtur “Arat e Epra”, rrezë malit, afër “arave të shtrisë”, në vendlindjen time, Çorraj të krahinës Bytyç, nga të cilat i kishim arrit të shihnim nga to vetëm të rrënuar e në imagjinatën tonë të fëmijës, ato na dukeshin si të dhënat e disa mbetjeve arkeologjike të parahistorisë, pavarësisht se koha ishte e shkurtër nga sa ato kishin qenë dikur vitale e me gjallëri brenda. Pra kur u mundësua kontaktimi me këtë kushëri tonin të munguar për mua përherë që pas lindjes time, ishte një “zbulim” e si i tillë libri në fjalë që më la për babain ishte një dhuratë e çmuar, si për sa i përket rëndësisë së autorit të papërsëritshëm të veprës së shkruar, ashtu edhe përmbajtjes së tij të pakrahasueshme. Prandaj ky libër për mua është një relikë e pa krahasueshme.

Desha që këtë histori të veçantë për mua lidhur me këtë dhuratë për babën tim të ndjerë Isa Gurec Gjedia (i cili nuk arriti që ta posedonte ndonjëherë), ta thoja si një gjë të veçantë para gjithë pjesëmarrësve të Poetekës Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”, Tiranë. Pra bëhet fjalë për konkurimin e organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren (të cilën unë drejtoj), me temë konkurimi në krijimtari poetike për At Gjergj (Paci) Fishtën, e realizuar me 25.08.2019, në ambientet e Teleferikut, mali i Dajtit mbi Tiranë. Por gjithsesi pata mëdyshjet e mia nëse do arrija ta përshkruaja këtë histori të thjeshtë me këto nota realizmi sikurse edhe u përshkrua këtu.

Në fund duhet të shtoj faktin se edhe sa më sipër shtjellova, kanë ndikuar për ta ideuar, projektuar, iniciuar dhe realizuar Konkursin Mbarëkombëtar, me prurje poetike në krijimtari në vargje për At.Gjergj Fishtën, nga të gjitha viset e Gadishullit Ilirik, sikurse janë Shqipëria nga Jugu në Veri, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe Lugina e Preshevës e viset e tjera shqiptare nën Serbi, por edhe Diaspora Shqiptare nga shumë vendë të Botës.

Ndjehem i lehtësuar që ky aksion me rëndësi e peshë mbarëkombëtare në llojin e vet, i testuar nga një juri, gjithëpërfshirëse në përfaqësim po ashtu thuajse nga të gjitha viset shqiptare, përfundoi me suksesin e rradhës për të vijuar më tej pikërisht për ta mundësuar masivsht njohjen e figurës e veprës së Fishtës.