Tiranë më 21.09.2019

Për organizime e tubime demostrative, manifestive e larmi veprimtarish me plis të bardhë nga nxenësit e shkollave kudo në viset shqiptare të Gadishullit Ilirik dhe Diasporë:

Ky konkurs do jetë për klasat e shkollat shqipe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, Luginën e Preshevës, Sanxhak e Diasporën Shqiptare në Botë.

Me moton: “Po mos do jemi shqiptarë me trashëgiminë tonë më të mirë historike, shoqërore, materiale, shpirtërore, tradita, doke e zakone nuk do jemi askushi në këtë tokë”.

Sipas niveleve do konkurojnë klasat e para  fillore në mes tyre nxënësit e shkollave 9- vjeçare e të mesme, po ashtu edhe maturat me njëra tjetrën.

Konkurimi do të jetë: Cilët prej tyre do të organizojnë manifestimin më përfaqësues e mbresëlënës duke mbajtur plisin e bardhë me rastin e fillim-vitit shkollor, në mbarim të saj e mbrëmje mature, Festa Kombëtare, por edhe organizimi prej tyre enkas në ditë e data të caktuara të “Festës së Plisit”, si një nismë për t`u shpallur Festë Mbarëkombëtare.

Ajo ditë, ato ditë (por sipas mundësive edhe javë e veçantë) në të cilën do provohen njohuritë e përvetësuara për kulturën materiale e shpirtërore të popullit shqiptar, do demostrohen e të flitet për doket, zakonet, traditat, kulturën materiale e shpirtërore të popullit tonë, do afishohen, publikohen e botohen krijimtaritë burimore në fabula, fjalë të urta, këngë, e çdo gjë me vlerë të popullit tonë.

Përmbajtjen e plisit ditën e fillimit të klasës së parë, ditën e fillimit të vitit shkollor, ditën e përfundimit të vitit shkollor e kryesisht edhe në mbrëmjet e maturave të shkollave të mesme.

Konkurimi do jetë i hapur për herë, si i tillë do monitorohet nga një komitet mbarëkombëtar,  jo vetëm duke marrë pjesë në eventet e organizuara, por edhe përmes përcjelljes së informacionit nga konkuruesit në adresën e përcaktuar për këtë qëllim.

Do shpallen fituesit brenda çdo njësie shtetërore të Gadishullit Ilirik, si dhe në shkallë kombëtare.

Rezultati do të shpallet nga një juri mbarëkombëtare, çdo vit, ditën e mbajtjes së “Festës së Plisit të Bardhë” si një nismë për t`ushpallur festë mbarëkombëtare” e cila zhvillohet në malin e Dajtit mbi Tiranë të dielën e fundit të Gushtit.

Përfituesit, përveçse çmimeve do kenë edhe shkrime e publikime në mediat e shkruara e vizive, botime të ndryshme e kategori stimujsh e stimulimesh të ndryshme.

Komiteti Organizativ:

“Festa e Plisit të Bardhë” si një nismë për t`u shpallur festë mbarëkombëtare”

Adresa për komunikim: gjedia_agron@yahoo.com

Për Komitetin Organizativ :

Av.Agron Isa Gjedia