Ai ka deklaruar sot se Ballkani Perëndimor mbetet në prioritet të Komisionit të ri Evropian të udhëhequr nga Ursula Fon Der Lajen.

Këtë ai e tha në konferencën “Pesë vjet bisedime – Sa është larg Serbia nga anëtarësimi në BE ” .

Sipas tij çështja kyçe për shtetet e Ballkanit perëndimor gjatë mandatit të ri të Komisionit është vazhdimi i reformave strukturore dhe adaptimi me ato në BE.

” Obligimet për vendet e Ballkanit perëndimor janë të njëjtat, struktura mbetet e njëjtë dhe ato janë : sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, zhvillimi i administratës publike, lufta kundër korrupsionit, raportet e mira fqinjësore si dhe zgjidhja e kontesteve regjionale “, theksoi Fabrici.

Ai ka shtuar se Komisioni i ri Evropian do të merret me çështjet siç janë ndryshimet klimatike, mirëmbajtja e mjedisit jetësor dhe gjelbërimit, digjitalizimi dhe gjeo-politika e BE-së