Rastet e anemisë tek fëmijët gjatë 10 vjeçarit të fundit janë rritur ndjeshëm.

Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Institutin e Statistikave, INSTAT kanë kryer një anketë të përbashkët mbi rastet e anemisë në mesin e fëmijëve në vend.

Kjo anketë zbuloi se gjatë viteve 2008-2018, anemia tek fëmijët 3-59 muajsh është zgjeruar ndjeshëm.

Sipas të dhënave, një në katër 25 fëmijë të moshës 6 – 49 muaj janë anemikë.

Raporti shpjegoi se infeksionet, trashëgimia genetike dhe kequshqyerja janë disa nga shkaqet e anemisë mes fëmijëve në vend.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është mungesa e hekurit që shkaktohet nga ushqyerja e keqe.

Përse është hekuri i rëndësishëm për fëmijët?

Hekuri është një ushqyes i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Ai ndihmon rrugëtimin e oksigjenit nga mushkëritë e drejt muskujve.

Bebet lindin me depozita hekuri në organizëm, por rritja e tyre kërkon më shumë nga ky ushqyes.

Fëmijët nga 7-12 muaj kanë nevojë për 11 mg hekur në ditë, ndërsa ata 1-3 vjeç kanë nevojë për 7 mg hekur në ditë.

Fëmijët nga 4-8 vjeç dhe 9-13 vjeç kanë nevojë për 10 mg dhe 8 mg hekur respektivisht.

Vajzat nga 14-18 vjeç kanë nevojë për 15 mg hekur në ditë ndërsa djemtë e kësaj grupmoshe kanë nevojë për 11 mg hekur në ditë.

Cilat janë simptomat e mungesës së hekurit?

Mungesa e hekurit mund të ndikojë ndjeshëm në shumë funksione të organizmit të një fëmije.

Megjithatë, ajo mund të mos shfaqet me simptoma deri në zhvillimin e anemisë.

Shenjat dhe simptomat e anemisë si pasojë e mungesës së hekurit janë:

Lëkura e zbehtë dhe lodhja,

Rritje dhe zhvillim i ngadalësuar,

Mungesa e oreksit dhe frymëmarrje e shpejtë,

Probleme me sjelljen, infeksione të shpeshta dhe neps për substanca si: akull, dhe, bojë apo niseshte.

Si mund të parandaloni mungesën e hekurit?

Nënat mund të sigurohen që ushqimet që konsumojnë fëmijët të jenë të pasura me hekur.

Këtu përfshihet: mishi i kuq, mishi i pulës, peshku, fasulet dhe barishtet e perimet.

Nga mosha 1 deri në 5 vjeç, fëmijët nuk duhet të pijnë më shumë se 710 ml qumësht në ditë sepse ndikon në depozitat e hekurit.

Fëmijët kanë nevojë edhe për vitaminë C e cila ndihmon në përthithjen e hekurit.

Ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë: agrumet, pjepri, luleshtrydhja, specat, domatet dhe perimet.

Please follow and like us: