“Gazeta e Alpeve”, numri ma i ri i saj (15 e 16) po vjen drejt jush me shkrime në 32 faqet e saj nga hapësira alpine shqiptare në katërshtetshin ballkanik, e cila tashma, përveçse shpërndarjes në tregshitje me agjensi shtypi në Tiranë e Prishtinë, me menaxherët e saj në Tiranë e Rrafshin e Dukagjinit, do ta gjeni edhe në sportele të “Posta Shqiptare” në të gjithë Shqipërinë.
Ky botim i saj hapet me kryeartikullin “Hajdeni t’i mbrojmë pronat dhe territorin e Kosovës”, një Letër e Hapur e msc. Adem Lushaj i Deçanit për juristët e Kosovës dhe miqtë ndërkombëtarë.
“Yjet e Kelmendit” është një esse e bukur historike-filozofike-kulturore-shoqërore e shkruar nga Hasan Muzli Selimi, fjalë e mbajtur në “Takimi i Plavë-Gucisë”, te “Krojet” në Vuthaj, më 1 gusht 2019.
Faqja 3 e gazetës ka shkrimet “Foshnjë e ngjizur me AIDS” nga ambasadori, poeti, publicisti e shkrimtari Mehmet Elezi; “Mbulimi i fytyrës e zbulimi i prapanicës” nga ambasador dr. Islam Lauka dhe reportazhi “Shtigjeve të Malësisë” nga Adem Lushaj e Mentor Thaqi.
“Bashkia e Tropojës – Bashkia e Alpeve, një shembull i mirë i Demokracisë, i Kohës, i Kombit” është një faqe e plotë (fq. 4) me shkrime mbi arritjet ma të fundit të kësaj bashkie, i ilustruar dhe me foto. Ish kryetari i kësaj bashkie i ka dy shkrime me autorësi të tij: “Unaza e re e Qytetit të Alpeve” dhe “Stadiumi i futbollit “Valbona”, një investim për rininë, për sportin tropojan”, si dhe kronika “Shkolla e mesme “Tinka Kurti” nëLekbibaj”.
Mal Berisha, ish ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, studiues e botues, vjen me shkrimin “Librat me zë nëshqip, ose Audiobooks.Al” , ku flitet për nismen e Sigal Uniqa Group Austria e të Avni Ponarit për projektin ma të ri nëShqipëri, i cili mundëson dëgjimin e librave ma të mirë nëaudio, ku autorët ma të mirë shqiptarë e të huaj janë përzgjedhur për dëgjuesit e të gjitha grupmoshave. (fq. 5)
“Festa e Bytyçit” në Dajt, “Festa e Plisit të Bardhë” , një nismëpër t’u shpallë festë mbarëkombëtare”, shkruar nga av. Agron Gjedia – kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren. (fq. 6 e 12).
Harry Bajraktari – Nderi i Kombit, vjen në këtë numër gazete me një analizë përgjithsësuese “Eliot Engel është një mik i madh, i cili meriton respektin dhe mirënjohjen tonë” (fq. 7 e 8).
“Tirana të ngrejë përmendore dhe për mijëra shqiptarë tëKosovës të vrarë më 1998-’99 dhe 74 shqiptarët e Hotit më1919” – nga Gjon Junçaj, ish Këshilltar Ligjor në Ambasaden Amerikane në Tiranë, ekspert i OPDAT – Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe poezia “Pa këngë e pa legjenda” nga Viktor Gjikolaj në Lezhë, gjenden në faqen 8 të “Gazeta e Alpeve”.
Një faqe plotë (fq. 9) mban titullin “Çmimet “Gjergj Fishta” dhe “Agim Ramadani””, shoqërue me kronikat përkatëse “Besnik Paci nderohet me Çmimin “Agim Ramadani”” dhe “Paulin Zefi nderohet me Çmimin “Gjergj Fishta”, me komentin “Më se i merituar Çmimi “Agim Ramadani””, nga Shukrije Ramadani, bashkëshorte e Agim Ramadanit – Hero i Kombit (e çila ështëdiplomate e Kosovës në Zvicër) dhe poezia “Nga vjen Gjergj Fishta vallë?” e poetit mirditor Preng Cub Lleshi, poezi e cila u vlerësua me Çmimin e Parë në Konkursin Poetik Kombëtar, organizuar në Dajt (te Teleferiku e “Ballkani i Dajtit”) më 1 gusht 2019.
Dy shkrime për fshatin Curraj i Epër (fq. 10): studimi “Curraj Epër, krijimi i fshatit e lagjeve” nga studiuesi Pjetër Meta Përpali dhe reportazhi “Curraj i Epër vetëzbuloi virgjërinë dhe hiret e veta rrezatuese alpine” nga publicisti Prekë Milani.
“Hilmi Gashi nderohet me Çmimin “Ahmet Krasniqi”, kryetitulli i faqes 11, ku gjendet një kronikë lidhur me vlerësimin e nderimin e veprimtarit e publicistit Hilmi Gashi, nga Drenica, me banim në Gjermani, Veteran i Luftës sëKosovës, me Çmimin “Ahmet Krasniqi” si dhe përshendetja e tij në “Takimi i Plavë-Gucisë” i 1 gushtit 2019, “Koloneli hero Ahmet Krasniqi, ministri i Mbrojtjes në kohën e Luftës sëKosovës” si dhe një tjetër përshendetje nga Behxhet Krasniqi, vllau i Heroi të Kombit, Ahmet Krasniqi.
“Ashtu, a kështu” – një koment nga Skënder Haklaj (fq. 12) dhe publikimet “Hoteli më i ri i Tiranës “Albanopolis” në rrugën “Mine Peza” dhe “Botimet Tropoja i gjeni dhe tek “Bukunist.Al” në Tiranë”.
“Lidhjet me kompaninë “Lura” janë shpirtërore, e cila është dhe shtëpia e përbashkët e lurasve” (fq. 13), një intervistë nëvazhdim me ing. elektro–energjitik Bardhok Rajta dhënëpublicistit e studiuesit mirditor, Nikollë Loka.
“Besnik Mustafaj nderohet me Çmimin prestigjioz “Flaiano Literary” në Itali”, kronikë me foton përkatëse të ceremonialit tëdorëzimit të çmimit si dhe ballina e librit “Gjinkallat e vapës” tëBesnik Mustafaj, i botuar së fundit edhe në bullgarisht si dhe tjetri shkrim nga Esad Gjonbalaj “Sot e vizitova Nokshiqin”, qëflet për nismen e Zek Nokshiqit e shqiptarëve të Tekssasit e nga mbarë bota shqiptare për Rregullimin e Varrezave të Nokshiqit në krahinën e Plavë-Gucisë. Te dy shkrimet janë në faqen 14 tëgazetës.
“Botimet Tropoja” dhe “Gazeta e Alpeve” është një editoral qëvijon nga faqja 1 edhe në faqe 15, ku jepen disa shpjegime lidhur me emrin e ri të Gazetës së Alpeve Tropoja. Në kët faqe botohen dhe shkrimet “Kurrë nuk e la pa e ndërtue Autostraden e Dukagjinit” nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kronika “Elitarët e Takimit të Plavë-Gucisë” dhe foto-përshkrimi “Uka Cecunaj, shqiptari i mirë i Plavës”.
Dy faqet e mesit të “Gazeta e Alpeve” (fq. 16-17) kanë okelio tëpërbashkët “Zek Nokshiqi nderohet me Çmimin e madh “Dardania””, ku gjenden foto–reportazhi nga ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi nga nënkryetari shqiptar i Kuvendit tëMalit të Zi, Genci Nimanbegu, si dhe shkrimi “Aksioni kombëtar humanitar i Nokshiqit” (bashkë me listën e kontributorëve), kronikat “Zek Nokshiqi te “Zëri i Amerikës” dhe “Shkolla Shqipe në Dallas të Teksasit në Amerikë”.
“Isuf Kamer Çelaj, trashëgimtar i denjë i shtëpisë së Çelës, bashkëluftëtar i ngushtë i Shemso Ferrit në mbrojtje të trojeve shqiptare të Plavës e Gucisë” me autor studiuesin Ali Demushi në Shkodër (faqe 18-19-20), ku gjendet dhe teksti i një kënge kushtue Martirit të Kombit, Isuf Kamer Celaj “Roje e trollit mbet’ përjetë”.
“Ahmet Korenica, një nga përfaqësuesit e shquar të Gjakovës e Malësisë së saj dhe i Rrafshit të Dukagjinit” (Pjesa e tretë) e studiuesit Gani Qarri në Zvicër dhe dy publikimet “Tirana International Hotel & Conference Center” me pronar Ram Gecin dhe “Klinika dentare “Hydajet Ponari” një nga klinikat mëmoderne të Shqipërisë” (fq. 21).
“Ta kujtojmë me shpirt të pastër Havzi Nelën” – koment nga shkrimtari e poeti Izet Duraku; poezia “Kur të vdes” e poetit disident martir Havzi Nela (Qafë Bari, 5 shkurt 1983); “Nëatdheun e popullit të lepujve” nga poeti Rexhep Shahu – kryeredaktor i revistës “Illz” – revistë letrare e Tiranës dhe “Tri simbole në Majen e Hekurave të Alpeve Shqiptare” – nga Rali Lura (fq. 22).
“Biblioteka në Vuthaj – Shembull prijtar” – nga publicisti, studiuesi, përkthyesi e veprimtari plavë-gucias, Binak Ulaj i Vuthajve. (fq. 23), që shoqërohet me foto nga përurimi i bibliotekës së shtëpisë së kulturës në Vuthaj dhe i librave tëautorëve Avni Dehari, Kaltrina Hoti e Ramiz Lushaj, ku mori pjesë dhe shkrimtari e studiuesi vuthjan, akademik Rexhep Qosja.
Një faqe e plotë i kushtimohet poetit Hamit Aliaj në 65 vjetorin e lindjes së tij, me shkrimet “Presidenti i Shqipërisë prej nga bjeshkët e Sharrit në Kosovë i uron ditëlindjen poetit të Kombit Hamit Aliaj në Tropojë”, poezitë e tij “Shitësit e Lirisë” dhe “Dimërim lahutash”, komenti i Beskida Aliaj-vajzës së tij, “Njeriu që më bën krenarë gjithmonë” dhe një koment i Hamit Aliaj “Halla ime Shkurtë…!” për ndarjen nga jeta të hallës së tij në Gjakovë, dy dhandrrat e të cilës dhanë jetën për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës dardane. (fq. 24)
Dr. Jashar Demiri ka shkrue një esse “Te “Mrekullia e Tetë e Botës””, për Plavë-Gucinë dhe Takimin e 1 gushtit 2019 tëGazetës së Alpeve. Poeti Skënder Mehmet Buçpapaj në Zvicër ka poezinë “Detet, oqeanet kanë frikë se mos shkon lumi t’i përpijë”. Xheladin Mjeku në Prishtinë ka një kronikë mbi librin e Muhamet Mjekut “Familja Mjeku. Rrugëtim historik”, botue këto ditë. (fq. 25).
“Një jetë si e Ali Rrustem Aliajt të Kasajve e meriton tëjetohet” (Fjalë Lamtumire e mbajtur nga Ramiz Lushaj nëTiranë, në ditën e varrimit të tij në Varrezat e Sharrës, më 21 gusht 2018). Foto-kronikë për librin ma të ri poetik të Zyra Ahmetaj në Tropojë me titull “Kështjellë dhe lëndinë”. Një foto artistike e Leo Basri Lleshit në brigje të bregdetit Adriatik, sëbashku me një urim për 7-vjetorin e lindjes së tij. “I fundmi i “Mohikanëve” të dajave të mi” – shkruan ing. Bardhok Rajta për ndarjen nga jeta të dajës së tij, Nikollë Mark (Zogju) Lleshi. (fq. 26).
“Malli që s’shuhet kurrë” – (“2 gushti – Dita e Ulajve bjeshktarë””) – fotoreportazh nga Binak Ulaj (fq. 27).
“Agjensia Turistike “Tirana Metropol” një publikim rreth saj dhe komenti “Rruga e Lirisë” për Rrugën Nacionale Ndërkufitare nga Buçaj i Tropojës-Gegaj e Koshare të Kosovës, për bjeshkën e Sylbicës, Botimet Tropoja, Vllaznit Domgjoni. (fq. 28).
“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj krijoi nënat” nga Fitnete Hajdarmataj, një dedikim kushtue nanës së saj, RivëHajdarmataj, e cila u nda kohët e fundit nga jeta. “Imazhi yt prej nane të mirë i kapërcen kufijtë e Atdheut”, një esse e bukur nga poete e publiciste Raimonda Maleçka për nanën e saj në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Një foto-kujtim në Vuthaj nga pjestarë disa brezash të Vllaznive Ulaj-Çelaj. Një urim nga Maksimilan Krypi në Tiranë për mbesën e tij të dashur Leandra Kënga në Itali. (fq. 29)
“Grua, fytyrë e vuajtjes, botën e le të lumtur…!” – nga Ibrahim Hajdarmataj në Zogaj dhe “Refleksione rreth librit jetëshkrimor”Gjurmë nëpër udhë…”(IV) – nga prof. dr. Kolë Tahiri nëBruksel të Belgjikës (fq. 30) Publikimi “Emal” – Shtëpi Botuese, Studio Grafike, Shtypshkronjë” nga ma të mirat nëShqipëri, në Rrugën “Him Kolli”, nr. 41, në Tiranë. (fq. 30).
“Gazetashitësi më i mirë në Kosovë, Ibrahim Gashi”, i cili i shetnë çdo numër të Gazeta e Alpeve në qytetin e Prishtinës deri në40 copë të saj. “Populli në ditë të hallit” – poezi nga Gjon Bushgjokaj në Lezhë. Foto-portrete të pesë të abonuarëve të rinj në “Gazeta e Alpeve”: Hazir Camaj nga Margegajt e Tropojës me banim në Greqi. Astrit Muça – botues në Tiranë, Bashkim Ngjeçi nga Hasi i Qarkut të Kukësit, Rrustem Berisha nga Tropoja me banim në Tiranë dhe Gjon Bushgjoka nga Nikaj-Mërturi me banim në Lezhë. Botohet dhe një foto e studiuesit e publicistit Rrustem Berisha i Kosovës me “Gazeta e Alpeve” nëdorë te Memoriali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dalë nëPrizren, në korrik 2019.
“Gazeta e Alpeve”, në faqen e fundit të saj (fq. 32) ka reklamën e Agjensisë ma të madhe të Sigurimeve në treshtetshin ballkanik Shqipëri-Kosovë-Maqedoni “Sigal Uniqa Group Austria”, ku ju fton për të sigurue edhe online nga celulari ose kompjuteri shtëpi, shëndet, makinë.
“Gazeta e Alpeve” është me Ju dhe për Ju nga dy herë në javë, në çdo datë 1 dhe 15 të secilit muaj të vitit, në tregun e shitjeve të shtypit në të gjithë Shqipërinë e në Kosovë dhe me abonime me postë në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi dhe në diasporat shqiptare në Europë e Amerikë.
Rali LURA
Tiranë, më 31 gusht 2019