Ndërkohë që në të gjithë Shqiërinë deri në këto çaste janë numëruar 2871 nga 5225 kuti votimi, Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me 397857 vota, ndërsa koalicioni PD-ASHM me 255261 vota.
Sa i përket forcave të tjera, në rang vendi PSD llogaritet si forcë e tretë sa i përket numrit të votave e cila ka marrë 28777 vota, më pas rënditen Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, Partia Mundësia e Agron Shehjat, Lëvizja Bashkë e Arlind Qori, dhe KEA e Lulzim Bashës.
Ndërkohë ka nisur edhe numërimi i votave për kandidatët që janë në listë të hapur. Ajo që bie në sy është se nga ana e Partisë Socialiste ai që ka marrë më shumë vota deri në këto momente në qarkun e Tiranës është Blendi Gonxhja me 5080, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe.
Gruaja që ka marrë më shumë vota deri tani në listën e hapur të PS në Tiranë është Anila Denaj.
Ndërsa në listën e hapur të PD-ASHM në Qarkun e Tiranës më shumë vota ka marrë Ilir Alimehmeti 1115, i ndjekur nga Jorida Tabaku.
Sa i përket partive të tjera, më i votuari te PSD në Tiranë është Xhulio Zela, te Shqipëria bëhet është Adriatik Lapaj, te Partia Mundësi Edison Abazi, ndërsa te KEA është Eduard kelmendi, kurse Lulzim Basha ka marrë vetëm 45 vota deri tani.
Po ashtu ka nisur numërimi për kandidatë edhe në Shkodër, Gjirokastër, Kukës dhe Kroçë. Nga PS në Shkodër sa i përket më të votuarit në listë të hapur është Frrok Gjini, nga PD është Lodovik Hasani.
Në Korçë nga PS më i votuari është Ilirjan Pendavinji, nga PD Andrea Mano. Në Gjitokastër më i votuari nga PS është Tërmet Peçi, ndërsa nga PD Mariklen Dervishi.
Në Kukës nga PS më i votuari deri tani është një kandidate grua, Aristogena Poga, ndërsa nga PD Elvira Peka.