Uragani Dorian pritet të forcohet në shkallën e stuhive “jashtëzakonisht të rrezikshme” teksa i afrohet tokës amerikane, ka paralajmëruar Qendra Kombëtare për Stuhi.
Dorian aktualisht gjendet në kategorinë e dytë të stuhive, mirëpo pritet të arrijë në të treten më vonë gjatë ditës.
Stuhia pritet të godasë Floridan dhe Xhorxhian jugore, ditën e diel.
Deri atëherë, erërat e këtij uragani pritet të arrijnë në më shumë se 209 kilometra në orë.
Stuhitë zakonisht forcohen më shumë teksa barten afër ujërave të ngrohtë, siç janë në brigjet e Floridës.
Disa parashikues të motit kanë krahasuar këtë stuhi me uraganin Andrew, që më 1992 pati arritur në kategorinë pesë duke shkatërruar Floridën.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë në mesin e personave që kanë bërë këtë krahasim duke thënë se Dorian “mund të jetë përbindësh i vërtetë”.
Si pasojë e këtyre paralajmërimeve ai ka anuluar një udhëtim në Poloni.
Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka shpallur gjendje të jashzakonshme për gjithë shtetin.
Ai po ashtu u ka kërkuar banorëve që të jenë të vëmendshëm dhe të sigurojë ushqim për të paktën shtatë ditë.