Është hedhur sot në Monako shorti i grupeve të Europa League për sezonin 2019-20. Ekipet që garojnë në këtë kompeticion të rëndësishëm kanë mësuar kundërshtarët që do të kenë përballë në grupe. Short i mirë për ekipet “BIG”, me Manchester United që do të ketë përballë Astanën, Partizanin e Beogradit dhe AZ Alkmarin.

Djemtë e Solskjaer-it janë favoritë pë rmarrjen e trofeut, po ashtu Arsenali që luan ndaj Frankfurtit, Standart Liege dhe Vitorias. Porto ishte skuadra që ka patur më pak fat, pasi “goglat” e kanë vendosur në Grupin G, me skuadra të një niveli mjaft të mirë si Young Boys që vjen nga Championsi, apo edhe Feynord dhe Rangers.

Grupi D është shumë i fortë me Sportingun, PSV, Rosenborgun dhe LASK, skuadra të të njëjtit nivel. Lazio e Strakoshës luan ndaj Celtic, Rennais dhe Cluj. Ndërsa Roma do të garojë në grupin J me Monchengladbach, Istanbul Basaksehirin dhe Wolfsebergerin.

Një ndër ekipet që në çdo sezon është pretendete për të fituar, Sevilla do të ketë në grupin A ekipe si APOEL, Qarabag dhe Dudelange. Ndërkohë që Eden Hazard u shpall lojtari më i mirë i edicionit të kaluar të Europa League, kompeticion të cilin e fitoi me Chelsean.