Ballina Aktualitet Deputeti sllovak i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan në intervistën për EWB shprehet...

Deputeti sllovak i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan në intervistën për EWB shprehet se do të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve

WA 15 Tirana - Slovenský europoslanec Eduard Kukan reèní na tlaèovej konferencii v Tirane 26. júna 2017. Kukana zvolili za šéfa pozorovate¾skej misie Európskeho parlamentu na parlamentné vo¾by v Albánsku, ktoré sa konali v nede¾u 25. júna.Socialistická strana Albánska (PS) premiéra Ediho Ramu bude ma po nede¾òajších vo¾bách pod¾a všetkého jasnú väèšinu v parlamente. Po zrátaní 60 percent odovzdaných hlasov sa predpokladá, že získa 74 zo 140 parlamentných kresiel. Z neoficiálneho súètu vyplýva, že socialisti získali 49 percent všetkých hlasov a v parlamente budú ma o osem poslaneckých kresiel viac, ako mali doteraz.Opozièná Demokratická strana Albánska (PD) získala vo vo¾bách pod¾a týchto neúplných výsledkov 29 percent hlasov, èo predstavuje 43 parlamentných kresiel. FOTO TASR /AP Member of the European Parliament Eduard Kukan speaks during a news conference in Tirana, Albania, Monday, June 26, 2017. Preliminary results show that Albania's left-wing Socialist Party appeared headed for a new governing mandate in crucial elections in the country's bid to launch membership negotiations with the European Union. (AP Photo/Hektor Pustina)

Deputeti sllovak i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, në një intervistë për EWB ka folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vendosjes së taksës dhe rreth idesë së shkëmbimit të territoreve.

Kukan ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të shefes së Politikës së Jashtme të BE-së dhe kryenegociatores së dialogut Prishtinë-Beograd, Federica Mogherini, duke thënë se nuk ka treguar që ka aftësitë e duhura për të drejtuar diçka.

Sipas tij Mogherini është dashur që të tregohet e ashpër në momentin kur Prishtina ka vendosur taksën ndaj produkteve me origjinë serbe.

“Në momentin kur Kosova ka vendosur taksën për Serbinë, ishte e nevojshme që ajo të udhëtonte atje dhe grushtonte tavolinën”, ka thënë Kukan.

Sipas Kukan, pasuesi i Mogherinit, spanjolli Joesep Borell, do të bëjë një punë shumë më të mirë se Mogherini.

Euro parlamentari ka folur edhe për fazën finale të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai thotë se çështja e njohje reciproke Kosovë-Serbi përmes idesë së shkëmbimit të territoreve do të rikthehet përsëri në diskutim.

Sipas tij një ide e tillë do të mund të destabilizojë fqinjët, sidomos Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Unë pres që çështja e njohjes së Kosovës përmes idesë së shkëmbimit të territoreve do të kthehet prapë. Sido që të jetë, ajo mund të destabilizojë fqinjët e Bosnje e Hercegovinës” ka thënë Kukan teksa ka treguar kundërshtinë e tij për një ide të  tillë të prekjes së kufijve.

Për dialogun Kosovë-Serbi dhe finalen që do të konkretizohej me njohje reciproke janë deklaruar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjë e tillë është thënë gjatë vizitës së kreut të shtetit serb, Aleksander Vucic, në Washington. Në takimin me Pompeon, Vuçiqit i është thënë që duhet një rikthim i shpejtë në dialog dhe një marrëveshje që finale që do të konkretizohej me njohjen reciproke.

Një kërkesë të tillë për njohje reciproke dhe zgjidhje finale në drejtim të Serbisë është dërguar edhe nga Gjermania e kancelares, Angela Merkel.

Merkel thuhet se i ka dërguar porosi Vuçiqit që të harrojë idenë e shkëmbimit të territoreve e korrigjimit të kufijve.

Se nuk do të ketë asgjë nga një ide e tillë e ka thënë edhe vetë Vuçiq pas kthimit nga Washingtoni dhe pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, duke thënë se për Serbinë do të jetë një dimër i vështirë.