Andros Townsend i Crystal Palace do të garojë me Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic për golin më të bukur të vitit 2019, ose siç njihet ndryshe “FIFA Puskas”. FIFA e zbuloi para pak minutash listën e shkurtër prej 10 kandidatësh për këtë çmim.

Nuk mungon “vallëzimi akrobatik” i Zlatan Ibrahimovic për LA Galaxy kundër Torontos, shtatorin e kaluar, siç është edhe një “shputë” e mrekullueshme në ajër e Fabio Quagliarella (Sampdoria), shtatorin e kaluar.

Votat e tifozëve, proces që do të mbyllet më 1 shtator, do të vendosin tre të parët, me një panel të legjendave të FIFA-s më pas, që do të vendosë fituesin përfundimtar.

Image
Please follow and like us: