Minatorët janë,kurbani I Kosovës

Dikush do të marr shumë e  më shumë

Tjerit t’i  jap pak e më pak

Ortak  n’ kafshatë buke , ortak

Dhe qortim halabak.

Minatorët në sheshe

Do të  vlojnë si thnegla

Paraia do të  ha

Qytekun e përgjakur

Gratë do t’u mbesinë

Vejusha

Në dy anët fëmijët

Jetima

Është gjol i kënetës

E kuterbim I vetevtes

Veç një apel

Parinë se strehon

As një  zabel.

Prej pluhurit të metaleve

Mushk’ritë e kalbura të  gjallëve.

Ata që hanë  rriskun e minatorëve

Mortja i fut n’ terrin e varrit.

Si bubrreca minatorët

Dalin shesheve

Dikush pështyn gjak

Më  vonë  dikuj i qeshet.

Please follow and like us: