Përbërësit për 4 racione:

  • 1 kokërr qepë e grirë ,
  • 300 g brokoli ,
  • 450 ml lëng zarzavatesh (ose 1 supë e koncentruar) ,
  • 450 ml qumësht gjysmë i skremuar ,
  • 60 g djathë parmixhan i grirë ,
  • pak arrë e sapogrirë ,
  • kripë dhe piper i zi (sipas dëshirës).

Përgatitja:

Në një tenxhere hidhni qepën, brokolin dhe lëngun e zarzavateve. Lërini të ziejnë edhe 15 minuta pas vlimit, ose derisa zarzavatet të zbuten. Përziejeni këtë masë në mikser. Pasi t`i shtoni qumështin, ngroheni atë deri afër pikës së vlimit. Shtoni djathin e grirë, gjithnjë duke përzier derisa ky të shkrihet.

Kjo supë e thjeshtë përbën një vakt të pasur me vlera ushqyese; gjithashtu, është një mënyrë e zgjuar për t’i bërë fëmijët të hanë brokoli, cili është i pasur me proteina, fibër, vitaminë C dhe karbohidrate.