Manchester City ka informuar Real Sociedad se është gati të paguajë klauzolën 75 milionë euro të sulmuesit Mikel Oyarzabal, sipas “Diario AS”. “Qytetarët” do ta paguajnë këtë shumë me paratë që do të fitojnë nga shitja e Leroy Sane te Bayern Munich.
22-vjeçari spanjoll ka realizuar 25 gola në La Liga gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka siguruar grumbullimin e tij të parë me kombëtaren qershorin e kaluar.
Klubi bask kërkon ta mbajë Oyarzabal me çdo kusht, por do të ishte i pafuqishëm në rast se City do të aktivizonte klauzolën për prishjen e kontratës.
Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2024 me Sociedad dhe thuhet se është shumë i lumtur aty, por mund të tundohet nga transferimi te kampionët e Anglisë.