Ukrainasit votojnë të dielën në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që mund të konsolidojë fuqinë e presidentit të zgjedhur kohët e fundit.
Në saje të mbështetjes së madhe popullore, në muajin prill President i Ukrainës u zgjodh Volodimir Zelenskiy, një komedian që pati luajtur rolin e presidentit në një variete televizive që fitoi popullaritet të madh.
“Duke thirrur zgjedhje të parakohshme, presidenti i ri shpreson të ruajë frymën e fitores së tij presidenciale”, thotë ekspertja Agnese Ortolani. “Ai mbështetet në këtë përpjekje nga shumica e ukrainasve, që e konsiderojnë parlamentin si një institucion të korruptuar dhe i kanë besuar zotit Zelenskiy mandatin për “pastrimin e klasës politike.”
Partia në Shërbim të Popullit e zotit Zelenskiy, pritet të paraqitet mirë në zgjedhje, por mund të mos sigurojë dot shumicën absolute, duke u detyruar të formojë një koalicion qeverisës.
Analistët thonë se përbërja e parlamentit të ri mund të duket shumë e ndryshme nga parlamenti i mëparshëm, me deri në 70 për qind të anëtarëve ligjvënës të rinj.