Për sezonin 2019/2020, 20 klubet që militojnë në Premier League do të fitojnë rreth 350 milionë sterlina nga sponsorët e fanellës.
Këtë e tregon një studim i ekspertëve Nick Harris dhe Alex Miller për “Sport Intelligence”, sipas të cilit të ardhurat nga sponsorët janë rritur me 7,2 për qind krahasuar me sezonin e kaluar.
Në vend të parë është si gjithmonë Manchester United, që sipas vlerësimeve fiton rreth 64 milionë sterlina në vit nga Chevrolet. Manchester City, renditet në vend të dytë, me 45 milionë sterlina nga Etihad. Në vend të tretë, në një shifër të barabartë Arsenal (Fly Emirates), Chelsea (Yokohama) dhe Liverpool (Standard Chartered): të tre klubet fitojnë 40 milionë sterlina nga sponsorët e tyre të fanellës.
Në total, pjesa më e madhe e klubeve të Premier League (20 në total) kanë nënshkruar marrëveshje për sponsorë fanelle me kompani që veprojnë në sektorin e basteve sportive: bëhet fjalë për 50%. Në veçanti, kompania nga Malta, ManBetX ka nënshkruar një marrëveshje me klubin Wolverhampton (8 milionë sterlina në vit), dhe Crystal Palace (6,5 milionë sterlina në vit).
Renditja e klubeve të Premier League sipas të ardhurave nga sponsorët e fanellës
1. Manchester United
Sponsor: Chevrolet
Vlera: £64 milionë
2. Manchester City
Sponsor: Etihad
Vlera: £45 milionë
3= Arsenal
Sponsor: Fly Emirates
Vlera: £40 milionë
3= Chelsea
Sponsor: Yokohama
Vlera: £40 milionë
3= Liverpool
Sponsor: Standard Chartered
Vlera: £40 milionë
6. Tottenham
Sponsor: AIA
Vlera: £35 milionë
7. West Ham
Sponsor: Betway
Vlera: £10 milionë
8. Everton
Sponsor: SportsPesa
Vlera: £9.6 milionë
9. Wolves
Sponsor: ManBetX
Vlera: £8 milionë
10= Burnley
Sponsor: LoveBet
Vlera: £7.5 milionë
10= Southampton
Sponsor: LD Sports
Vlera: £7.5 milionë
12= Crystal Palace
Sponsor: ManBetX
Vlera: £6.5 milionë
12= Newcastle United
Sponsor: Fun88
Vlera: £6.5 milionë
12= Watford
Sponsor: Sportsbet.io
Vlera: £6.5 milionë
15. Aston Villa
Sponsor: W88
Vlera: £6 milionë
16. Bournemouth
Sponsor: M88
Vlera: £5 milionë
17. Leicester City
Sponsor: King Power
Vlera: £4 milionë
18. Sheffield United
Sponsor: USG
Vlera: £3.5 milionë
19. Norwich City
Sponsor: Dafabet
Vlera: £3 milionë
20. Brighton
Sponsor: American Express
Vlera: £1.5 milionë