Nëse nuk do ta kishit menduar kurrë se mund të paguanit plot 500 paund për një filxhan çaji në Angli, atëherë rimendojeni edhe një herë.

Hoteli Rubens në Angli i cili ndodhet shumë pranë Pallatit Mbretëror ka filluar të shërbejë së fundmi një lloj çaj, ku vetëm një filxhan kushton plot 500 paund, njëkohësisht edhe ksotoja më e lartë për një fixhan çaji në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Emri i këtij çaji kaq të shtrenjtë është Rubens Golden Tea (Çaji i Artë). Ai është i prodhuar në Sri Lanka dhe ka një shije tejet delikate frutash.

Të gjithëve atyre që do ta porosisin një çaj të tillë, ai do t’u shërbehet sipas traditës mbretërore: do t’ja sjellë një kamarier me dorashka të bardha, i cili e ka vendosur atë në një peshore prej ari.

Ky çaj serviret në një servis argjendi dhe vjen i shoqëruar edhe me biskota të bëra vete apo me sanduiçë të vegjël.

Prapa kësaj mënyre tejet delikate servirjeje fshihet një proces shumë i vështirë dhe i ndërlikuar përpunimi.

Në 1981 afërisht 400 gramë “çaji të artë” u shitën kundrejt vlerës prej 1,260 paund.

Në hotelin Rubens, çmimi për një filxhan çaji të zakonshëm është rreth 45 paund.