Një studim i ri ka treguar se gratë që reduktojnë sa më shumë konsumimin e alkoolit, do të sigurojnë një shëndet të mirë mendor. Pavarësisht nga rekomandimet e shumta që konsumimi në sasi të pakta është pjesë e një diete të shëndetshme, gjetjet e reja tregojnë se njerëzit që nuk konsumojnë aspak alkool janë ata që vërtetë janë të shëndetshëm mendërisht.

Studimi, i publikuar në revistën “Journal of Medical Association Canadian”, krahasoi shëndetin mendor të grave në varësi të alkoolit që konsumonin. Ato që kurrë nuk kishin pirë alkool, kishin nivelin më të lartë të mirëqenies mendore në fillim të analizës pesëvjeçare.

Rezultatet treguan se konsumimi i alkoolit varet nga faktorët socialë demografikë si dhe statusi i konsumimit të duhanit.

“Konsumi global i alkoolit pritet të vazhdojë të rritet nëse nuk përdoren strategji efektive për konsumimin në sasi të pakta, ose të mos prodhohet më. Gjetjet tona tregojnë se edhe sasia e pakët e konsumit të alkoolit ndikon në cilësinë e jetës,” shprehet Ni.

Një studim tjetër nga Universiteti i Kembrixhit vitin e kaluar tha se konsumimi rregullisht i alkoolit baraspeshohet në sistemin imunitar njëjtë si konsumimi i duhanit. Ata vlerësuan një 40 vjeçare që pinte dy gota verë në ditë dhe rezultatet treguan se ishte e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe vdekjet e parakohshme.