Qyteti francez Begles nga e hëna e tutje nuk do të ketë frikë nga shpejtësia e madhe e makinave. Kjo pasi vendosi një kufi shpejtësie prej më së shumti 30 km/h.

Qyteti i cili ka 27,000 banorë, njihet për qetësinë dhe natyrën piktoreske. Autoritetet thanë se e morën këtë vendim për të rritur sigurinë për këmbësorët, për të ndaluar ndotjen e ajrit, zhurmën e makinave dhe për të përmirësuar jetën e banorëve lokal.

Zvogëlimi i shpejtësisë së makinave bën që të lirohen më pak gazra të dëmshme në ambient.

Ky imponim gjithashtu bën që banorët, por edhe turistët, të përdorin biçikletë, e cila shkon deri në 40 km/h në një terren të rrafshët, nga një ngasës me përvojë.

Terreni i vështirësuar dhe ngasësit amator të biçikletave çon në mesatarisht 25 km/h