Përberësit:

4 fileta gjoksi pule
150 gr. gjizë të freskë
4 kungulleshka
2 të bardha veze
4 lugë supe erëza të freskëta të përziera (majdanoz, kopër, borzilok, dhiozmë, rozmarinë)
2 lugë supe vaj ulliri
kripë, piper

Përgatitja:

I shtypim filetat me petës që të hapen e të hollohen.

Përziejmë erëzat me gjizën dhe të bardhat e vezëve. Shtrojmë filetat mbi mem brana të veçanta plastmase, i rregulloj më me kripë e piper dhe hedhim nga lart mbushjen. I mbështjellim veç e veç në formë roleje, duke mbështjellë njëkohësisht edhe anët e membranave plastike, si letra karamelesh.

Hedhim ujë në një tenxhere dhe sapo të fillojë të marrë valë, hedhim brenda roletë e pulës. I ziejmë për rreth 20 min. dhe në vazhdim i nxjerrim nga tenxherja. I shpojmë anash me një thikë që t’u dalin lëngjet dhe i lëmë të ftohen lehtësisht.

Ndërkohë presim kungulleshkat dhe i kaurdisim lehtë në vaj ulliri, u hedhim kripë e piper dhe i spërkatim me borzilok të grirë. Shërbejmë roletë të prera në feta të holla e të shoqëruara me kungulleshkat. Mund t’i shoqërojmë gjithashtu edhe me makarona ose pilaf.