Mbajtja e rrobave të zhubrosura mund të bëhet një gjë shumë e zakonshme. Në fakt, kjo është ajo që po sugjerohet nga një fushatë e mbështetur nga shoqata të ndryshme joqeveritare që promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe që e konsiderojnë zvogëlimin e përdorimit të hekurit të justifikueshëm.

Në Kolumbi, fushata u prit mirë nga lëvizjet dhe liderët e mjedisit siç është Catalina Reyes, e cila përkrah zvogëlimin e konsumit të energjisë: “Duke veshur rroba të zhubrosura, ose më mirë jo të hekurosura, kuptohet që instrumenti nuk është përdorur dhe nuk ka konsumuar energji të padobishme dhe për këtë arsye është absolutisht e justifikueshme”, tha gruaja gjatë një interviste me Radio RNC.

Si në të gjitha gjërat, ka njerëz që janë tërësisht në favor të kësaj iniciative, ndërsa ka nga ata që absolutisht nuk pajtohen. Disa pretendojnë të veshin rroba pa hekurosur për çështje mjedisore dhe sepse ky është një stereotip për të cilin disa njerëz ju gjykojnë bazuar në mënyrën se si duhet të vishni rrobat tuaja. Të tjerë janë kundër kësaj fushate sepse besojnë se mënyra e veshjes tregon vëmendjen ndaj vetes, përkushtimin dhe vetëbesimin, në anën tjetër një person me rroba të pahekurosura tregon neglizhencë.

Në internet, ka disa firma që ofrojnë rroba që duhet të vishen të zhubrosura. Angélica Pedrón, një stiliste, thotë se megjithëse rrudhat janë në modë, ka rroba që duhet t’i hekurosësh.

Ata që promovojnë këtë fushatë argumentojnë se nëse një hekur nuk përdoret në një shtëpi, është njësoj si të mbillen shtatë pemë ose si të reduktohej ndikimi i gazeve të nxjerra nga shtatë automjete, duke krijuar kështu oksigjen për një person për shtatë orë.

Burimi / curiosandosimpara.com