Edhe pse shumë njerëz nuk e dinë, ushqimi i tepruar është njëra prej çrregullimeve më të njohura tek të rriturit.
Kjo mund të shpie deri tek gjendjet serioze, konkretishit mund të ndikojë në aspektin psikologjikë dhe në pasoja sociale.
Kur ju hani ushqim trupi hyn në një proces tretës, mirëpo nëse ju hani së tepërmi, trupi nuk do të jetë në gjendje të tretë ushqimin e tepërt dhe kjo mund të shkaktojë fryerje dhe diarrea.
Po ashtu nëse ju hani më shumë se që mund të pranoj trupi juaj, do të ndikoj edhe në zemër ku rrahjet do t’i keni më të shpeshta dhe më të larta, dhe do ju jap temperaturë ose do ju duket sikur jeni në sauna.
Nëse e teproni me ushqim, do të prodhohen shumë gazra në barkun tuaj. Sa më shumë bukë që përtypni, do të përtypni edhe më shumë ajër dhe kjo mund të shkaktojë gazra.
Një tjetër gjendje është edhe ndjenja e të lodhurit, ju nuk do të ndjeheni të pushuar.
Ushqimi i tepruar ju bënë të ndjeheni të përgjumur, por e vërteta është se kur ju hani më shumë se që duhet trupi juaj mund të jetë i lodhur por në fakt kjo çonë në pagjumësi.
Dhe së fundi, ju ndjeheni nervoz, të irrituar, dhe nuk mund të koncetroheni. Nëse keni këto shenja, rimendoni para se të hani drekën apo darkën. Një jetë e shëndetshmë, çonë në jetë të lumtur.