Pep Guardiola para Mauricio Pochettino dhe Jurgen Klopp. Renditja e re e Premier League? Jo, ky është klasifikimi i trajnerëve më të paguar të kampionatit anglez.

Renditja udhëhiqet nga trajneri i Manchester City-t, i cili fiton 20 milionë euro në sezon. Pas tij vijnë trajnerët e Tottenham dhe Liverpool.

Surpriza është Frank Lampard, trajneri i ardhshëm i Chelsea-t, i cili pozicionohet në vendin e tetë.

1. Guardiola (Manchester City) – 20 milionë euro

2. Pochettino (Tottenham) – 8,5 milionë

3. Klopp (Liverpool) – 7,5 milionë

4. Solskjaer (Manchester United) – 7,5 milionë

5. Pellegrini (West Ham) – 7 milionë

6. Emery (Arsenal) – 6 milionë

7. Hasenhuttl (Southampton) – 6 milionë

8. Lampard (Chelsea) – 5,5 milionë

9. Rodgers (Leicester) – 5 milionë

10. Howe (Bournemouth) – 4 milionë