Sot në mëngjes, kafen e pimë së bashku, në një rast të veçantë dhe të shënuar në jetën e kolegut e mikut të përbashkët, publicistit e shkrimtarit të mirënjohur Viron Kona. Ai kishte përvjetorin e ditëlindjes, prandaj u takuam në Lokalin “Galaxy-Bar”, ku ishte stacioni i trenit ose ku fillon Bulevardi i Ri i kryeqytetit. Në një mjedis të këndshëm, bisedat tona ishin për familjet tona, për jetën në shtyp, për shkrimet e publikimet dhe librat tanë të shumtë e me tamatikë të lamishme, nga fusha të ndryshme të jetës; për kolegët e miqtë, me të cilët kemi lidhje e bashkëpunim, si në Shqipëri e trojet tjera amtare, por dhe në emigracion etj.

Vetë Viron Kona, ende shkruan e boton libra me emrin e tij, në prozë e poezi, por dhe redakton ose bën hyrjet për libra të kolegëve e miqëve të ndryshëm, që jetojnë në Shqipëri, por dhe jashtë saj.

Ata minuta, që kaluam së bashku, kaluan shumë shpejt dhe ne u ndamë përzemërisht me njëri-tjtrin, duke i uruar kolegut e mikut të pandarë, Viron Kona: Shëndet të plotë e mbarësi, me jetëgjatësi sa dëshiron vetë, me begati e krijimtari të pandërprerë, me gëzime e lumturi, për veten dhe familjen e tij të nderuar!

-Mirupafshim, përsëri e përsëri, në gëzime të tilla dhe ngjarje të paharruara, nga jeta jonë e përditëshme!

Tiranë, 24 qershor 2019