Sekreti për të thyer varësinë tuaj ndaj smartphonit dhe rrjeteve sociale mund të përfshijë blerjen e një tjetër smartphoni.
Kjo është ajo që Palm po premton të bëjë me smartphonin e tij të vogël prej 350 dollarë, i cili është në thelb një iPhone kompakt, përveç faktit që funksionon në Android.
Telefoni i quajtur Palm, i cili ka përmasa relativisht të vogla është projektuar për të ndihmuar fokusimin e përdoruesve në atë që ka rëndësi të vërtetë në jetën jashtë ekraneve tona. Palm u nis fillimisht në nëntor si një ‘telefon sekondar’, por tashmë, konsumatorët mund ta blejnë atë. Tani që është e disponueshme, konsumatorët mund ta përdorin Palm si smartfonin e tyre primar, të pavarur.
Më parë, përdoruesit mund të blinin Palmin, por ata do të duhej ta regjistronin atë në një pajisje tjetër, përveç përdorimit të të njëjtit numër telefoni. Me ekranin e tij prej 3.3 inç, Palm nuk është shumë më i madh se një kartë krediti, duke e bërë atë të lehta dhe mjaft komod për tu mbajtur me vete. Është mjaft e vogël për t’u përshtatur në pëllëmbën e dorës, duke e bërë atë ideal për përdorim.
Përveç kësaj, Palm operon versionin më të fundit të Android dhe mund të shkarkojë çdo aplikacion nga Google Play Store, kështu që nëse përdoruesit nuk mund të shkëputen plotësisht nga aplikacioni i tyre i preferuar, ata ende mund ta kontrollojnë nga pajisja e vogël.
Kur përdoruesit e ndjejnë nevojën për të marrë një pushim, mund të aktivizojnë “Modalitetin e Jetesës”, i cili mundëson një shumëllojshmëri veçorish në pajisje, duke përfshirë ruajtjen e jetës së baterisë, mos-shqetësimin dhe Airplane mode.