E hënë, 23 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjykata e BE-së: Logoja e Adidasit është e pavlefshme

Gjykata e dytë më e lartë në Bashkimin Evropian vendosi sot se logoja e Adidas me tre linja paralele është e pavlefshme, pasi mungon specialiteti që është i nevojshëm për mbrojtjen ligjore të brendeve të mallrave.

Gjykata e Përgjithshme konfirmoi kështu vendimin e Zyrës Evropiane të Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO) në 2016, duke anuluar vendimin e mëparshëm për të pranuar markën.

Në vitin 2014, prodhuesi gjerman i pajisjeve sportive regjistroi logon, duke deklaruar se ai përbëhet nga “tre linja paralele me gjerësi të barabartë të aplikuar për produktin në çdo drejtim”.

Kjo, megjithatë, u sfidua nga kompania belge “Shoe Branding Europe”, me të cilën Adidas ka qenë gati një dekadë në konflikt.

Vitin e kaluar, një nga gjykatat e BE-së vendosi që logoja e “Shoe Branding” me dy linja të jetë e pavlefshme, pasi linjat, siç u njoftua, janë shumë të ngjashme me markën Adidas.

Adidas mund të paraqesë një ankesë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Të fundit

  1. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  2. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj
  3. Shëndetësi

    A e dini se si ndikon kafja në tretje dhe në bakteret e zorrëve?
  4. Aktualitet

    5 qytetet më të lumtura për turistët, por kush e kryeson renditjen?
  5. Shëndetësi

    Shifra alarmante! Mungesa e hekurit prek mbi 1 miliard njerëz por pse zbulohet kaq vonë?

Më shumë nga Enciklopedi