Një dozë dy orëshe në natyrë përmirëson në mënyrë domethënëse shëndetin dhe mirëqënien. Sipas një studimi të ri, kjo ndodh edhe nëse thjesht qëndron i ulur dhe shijon natyrën.

Shëndeti fizik dhe mendor përfiton nga koha e kaluar në parqe, pyje apo plazh dhe kjo është e ditur, por kërkimi i ri, tregon se sa kohë duhet të qëndrosh në natyrë që të prodhohet efekti.

Nëse do të konfirmohet edhe nga kërkime të mëtejshme, dy orë në natyrë mund t`i bashkohen pesë ditëve fruta dhe perime dhe 150 minutave ushtrime në javë, si këshillë zyrtare për një shëndet të mirë.

Përfundimi është bazuar në intervistat e 20 mijë personave në Britaninë e Madhe, për aktivitetin e tyre në një javë. Nga ata që kishin shpenzuar pak apo aspak kohë në natyrë, një e katërta raportoi shëndet të keq dhe thuajse gjysma tha se nuk ishin të kënaqur me formën e tyre. Në kontrast, vetëm një në shtatë nga ata që kishin kaluar të paktën dy orë në natyrë thanë se shëndeti i tyre nuk ishte i mirë.

Please follow and like us: