Ky projekt është ideuar nga arkitekti turk Murat Tabllandiogllu dhe në brendësi të stadiumit do të ketë restorante, hotel, parqe e pishina.
Do të jetë një stadium tërësisht modern, që do të jetë në dispozicion të përfaqësueses Dardane, që përveç stadiumit “Fadil Vokrri” do të ketë një fole të re.
Ky projekt u prezantua nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe bashkë me të ishte edhe futbollisti Milot Rashica.